Deputetët e LSI të hënën mbledhje, pritet zgjedhja e kreut të grupit parlamentar
TIRANË-Lëvizja Socialiste për Integrim ka paralajmëruar sot se të hënën do të zhvillojë mbledhjen e grupit parlamentar pak para nisjes së seancës së parlamentit te ri.
Mbledhja e grupit te LSI do të zhvillohet në orën 17.00, në selinë e kësaj partie, ndërsa në rend të ditës thanë burime nga kjo parti është nisja e legjislaturës së re të Kuvendit si dhe diskutimet dhe zgjedhja e kreut të grupit parlamentar të kësaj partie.
Lëvizja Socialiste për Integrim, që doli nga këto zgjedhje thotë se pjese e grupit te saj parlamentar do të jenë 17 deputetë, 16 të fituar nga zgjedhjet dhe Spartak Braho, pjesë e listave fituese të PS. Në media qarkullojnë disa emra për postin e kreut te grupit por gjithcka duket se do mësohet të hënën, në orën 17.00.
(d.b/BalkanWeb)