E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojërat Olimpike, zgjedhja e Tokjos përshëndetet nga shtypi botëror

PARIS- Shtypi botëror e mirëpriti sot përzgjedhjen e Tokjos për organizimin e Lojrave Olimpike verën e 2020, pavarësisht katastrofës bërthamore të Fukushimas në 2011, ndërsa gazetat spanjolle dhe turke shprehën pakënaqësinë e tyre pas dështimit të kandidaturës së Madridit dhe Stambollit.

Shtypi japonez i së dielës publikoi menjëherë lajmin e përzgjedhjes së Tokjos.
Nëpër faqet e internetit, televizionit dhe mediave të tjera u njoftua lajmi triumfues.

"Pas dështimit për Lojrat Olimpike të 2016, këtë herë nuk u mobilizua vetëm kryeqyteti dhe bota e sportit, por edhe komuniteti i biznesit dhe shteti. Ky bashkim ka qenë pozitiv ", theksoi e përditshmja "Mainichi", e cila botoi një numër special prej tre faqesh falas menjëherë pas shpalljes së rezultatit.
"Gjatë fushatës sensibilizuese, Tokjo ka avancuar për shkak të infrastrukturës së saj publike, rrjetit të dendur të transportit, sigurisë në rrugë dhe qëndrueshmërisë financiare", njoftoi agjencia e lajmeve "Jiji", duke e parë si çelësin e fitores për Tokion ndaj Madridit dhe Stambollit. 

Në përgjithësi, mediat japoneze nuk ishin të shqetësuara nga efektet e aksidentit bërthamor në Fukushima në marsin e 2011 për organizimin e Lojrave Olimpike dhe falenderuan që kjo fatkeqësi nuk dëmtoi kanditaturën e Tokios.
"Aftësia e japonezëve për të siguruar Lojërat Olimpike mbi komponentin Fukushima ishte vendimtare", citoi shtypi ndërkombëtar.
"Tokyo fitoi pasi kryeministri Shinzo Abe ka siguruar personalisht votuesit mbi çështjen e rrjedhjeve radioaktive në centralin Fukushima e cila nuk përbën rrezik për shëndetin", njoftoi nga Londra, "The Guardian" në faqen e saj në internet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›