E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetët e PD u refuzuan në protestë, Bardhi: Luftën e kemi me Ramën, jo me partitë e vogla - ATSH -

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot pas refuzimit të studentëve për të pranuar militantët dhe deputetët e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit.

Në një prononcim për mediet, Bardhi u shpreh se demokratët nuk e kanë betejën me partitë e vogla, por me kryeministrin Edi Rama.

“10 apo 12 njerëz që kanë më shumë zë kundër opozitës sesa Ramës, le ta vijojnë strategjinë e tyre. Nuk e shpëtojnë dot Ramën”, tha Bardhi.

Sipas tij, “nuk ka askush dyshime që PD është partia më e madhe e opozitës”.

“Nëse ne betejën do ta kishim me parti të vogla, mund të bënim luftë me ta. Ne jemi të vërtetë, luftën e kemi me Ramën dhe do të vazhdojmë luftën me Ramën”, tha Bardhi.

/m.m/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›