Deputetët e PS braktisin Komisionin e Ligjeve

Deputetët e PS-së braktisin Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet nen për nen propozimi për ngritjen e komisionit hetimor të kërkuar nga Partia Socialiste. Deputetët u larguan pasi PD-ja kërkoi rrëzimin e nenit 4 të projekligjit "Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendeit". Partia Demokratike paraqiti tre amendamente për komisionin hetimor.
Pas largimit, deputeti socialist Fatmir Xhafaj deklaroi se amendamentet e PD-së rrëzojnë kërkesën e PS-së dhe diskutimi i mëtjeshëm do ishte i pakuptimtë. Ai tha se do vendosë grupi nëse PS do hyjë në seancë në 18 mars.
Sot Komisioni i Ligjeve duhet të mbyllë diskutimin nen për nen pasi ditën e enjte me datë 18 mars kuvendi të diskutojë dy nismat e Partisë Socialiste. Nga ana tjetër faktori ndërkombëtar ka bërë apel për të gjetur një zgjidhje brenda kësaj date.