Tepelenë, kapet arsenal armësh e 2.5 kg drogë

Forcat e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivët e komisariatit të Tepelenës kanë sekuestruar 2.5 kilogram marijuanë, 3 armë zjarri dhe kanë vënë në pranga dhe nën akuzë 3 persona.
Burime zyrtare konfirmuan arrestimin Nertil dhe Baftjar Gucit, përkatësisht 26 dhe 67 vjeç.
Në prangat e policisë është vënë edhe Ervis Tringa, 23 vjeç.
Policia saktëson se Nertil dhe Baftjar Gucit, nuk janë vëllezër, por kanë lidhje gjaku, ndërkaq, mësohet se të tre u vunë në pranga në fshatin Maricaj të Tepelenës.
Operacioni nisi pas marrjes së informacionit nga se në disa banesa të fshatit Maricaj mbaheshin armë dhe municione.
Operacioni u zhvillua nën emrin e koduar "Bashkëpunimi".
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Nertil Guci, është gjetur një sasi prej 2.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit Mariuanë. Droga ishte e ndarë në dy qese plasmasi dhe futur në një çantë shpine. Policia sekuestroi edhe një armë zjarri çifte pa leje.
Ndërkaq, kontrolli vijoi në banesën Baftjar Gucit, ku është gjetur një armë luftarake model 56 Kallashnikov , një krehër me 20 fishekë model 56.
Pas këtij kontrolli , policia ka arrestuar në flagrancë rreth 500 metra larg banesës së tij edhe shtetasin Ersiv Tringa me një armë zjarri pushkë 10-çe, i cili e kishte nxjerrë nga banesa për ta fshehur nga frika e policisë .
Nga kontrolli që iu bë në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan edhe 230 fishekë pistolete.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.