E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet e PS debat per Sterkajn

/ /

Grupi parlamentar socialist ka mirepritur dje rikthimin e Paulin Sterkajt ne Partine Socialiste. Gjate mbledhjes se perjavshme te grupit deputetet pervec mocionit per debat dhe rezolutes paraqitur parlamentit kane diskutuar dhe tek nje propozim qe ka bere deputeti i qarkut te Shkodres Ilir Beqja. Sipas tij ishte bere nje kerkese nga strukturat socialiste te ketij qyteti qe Paulin Sterkaj te rikthehet ne grupin parlamentar socialist. Nje ftese e tille i ishte bere Sterkajt nga vete Edi Rama qe kur ai braktisi permes nje letre te hapur grupin e partise demokratike. Rama ato dite i tregoi Sterkajt se e ka deren e hapur nese ai do te kerkonte ti bashkohej Partise Socialiste ne Parlament. Por propozimi i Beqajt dhe pse nuk u kundershtua kaloi permes nje debati qe kerkonte respektimin e nje etike morale ne grupin e deputeteve socialiste por dhe te zbatimit te rregullave statusore te miratuara pak muaj me pare nga vete Kongresi i PS. Deputeti Arben Malaj kerkoi te ndiqen procedurat statutore qe percaktojne rikthimin e nje deputeti te perjashtuar ne grupin parlamentar. Sipas tij nje vendim politik per te duhet te merret nga kryesia e partise. Gjithashtu Malaj mesohet te kete kerkuar ndalimin e anatemimit te deputeteve socialiste sa here largohen nga grupi i tyre parlamentar dhe me pas pritjen e tyre kur rikthehen si triumfatore. Ndersa sekretarja me jashte Arta Dade ka kujtuar se Sterkaj kur eshte perjashtuar nga grupi socialist eshte akuzuar nga vete PS se kishte shitur voten e tij per te zgjedhur presidentin e republikes. Reagimi i Dades erdhi pas qendrimit te Pandeli Majkos qe eshte shprehur me superlativa per rikthimin e Paulin Sterkajt ne grupin parlamentar te PS. Sterkaj eshte pranuar qe te jete nje vote e bashkuar ne Kuvend me PS dhe pse juridikisht ai duhet ti bashkohet PS ne Parlament gjashte muaj qe deklaron shkeputjen nga grupi parlamentar i PD-se. a.l Debatet ne grupin e PS

Ilir Beqja Ne deputetet e qarkut te Shkodres kemi nje propozim rikthimin e deputetit Paulin Sterkaj ne gjirin e grupit tone parlamentar. Te gjithe e njohim Paulinin dhe kemi vleresuar veprimin e tij qe denoncoi publikisht maxhorancen dhe moralin e saj qeverises.
Arben Malaj Ky rast duhet te sherbeje si mesim per Partine Socialiste. Sepse verejme se kur largohen deputete nga PS nuk po flas per emra konkrete hidhem ne gare se kush do ta shaje me shume per kete veprim perdorim epitetet nga me denigrueset ndersa ne momentet kur dikush kthehet ne PS bejme te zellshim dhe mikpritesin me te madh qe shyqyr qe na erdhi deputeti. Ne te tilla raste duhet te tregohemi se jemi kredibel ne si force politike por dhe deputeti qe afrohet prane PS per kete veprim.
Personalisht jam kunder gares per te marre dhe shitur deputete.
Pandeli Majko Une e mbeshtes kete kerkese dhe mendoj se Paulini duhet te jete pjese e grupit tone parlamentar. Ai eshte nje shok i mire dhe ka dhene prova ne mbeshtetje te PS te mos harrojme zgjedhjet per pushtetin vendor 2007. Ky veprim duhet vleresuar maksimalisht ne nje moment te rendesishem kur ne pergatitemi per aksion te forte parlamentar me mocione. shte nje veprim qe ndikon pozitivisht dhe nga ana psikologjike per opoziten ne parlament.
Arta Dade Une nuk e pres me ndonje mallengjim te madh sic po e pret Pandi kthimin e Paulinit ne grupin tone parlamentar. E pres ftohte dhe nuk kam ndonje emocion pasi ne kemi thene se gjate votimit te Presidentit grupi i deputeteve eshte blere dhe madje nga dalja kunder vendimit politik te grupit tone prej gjate deputeteve kryetari i asaj kohe i grupit parlamentar Blushi dha doreheqjen. Megjithate une do ta pranoj kete rikthim te tij dhe nga njeri krah do te kem Taulantin dhe nga krahu tjeter do te kem Paulinin.
Erion Brace Ne nuk jemi parti burokratike qe te merremi me shkresa zyrash te protokolluara dhe te dorezuara ne zyra. Mjafton qe Paulini shpreh vullnetin te jete pjese e grupit tone parlamentar.
Edi Rama Te gjithe bashkohemi ne nje pike qe Paulin Sterkaj duhet te jete pjese e grupit tone parlamentar dhe per kete ai duhet te formalizoje me shkrim kerkesen e tij duke e dorezuar ne grup.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›