E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma e pare mocion me debat per Qeverine

/ /

Qe ne fillim te rezolutes socialiste pohojne se zgjidhja e krizes duhet te nise me nisjen e hetimit parlamentar te zgjedhjeve te shkuara. Te kapercejme menjehere krizen politike Duke garantuar transparencen e zgjedhjeve te shkuara mbeshtetur mbi oferten e kompromisit te opozites ne baze te Rezolutes se Parlamentit Europian 8 korrik 2010 Duke filluar menjehere hetimin parlamentar permes nje komisioni hetimor me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore Duke nisur menjehere pas fillimit te hetimit per zgjedhjet punen e perbashket per kuadrin zgjedhor qe do te garantoje mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme ne perputhje me standardet europiane thuhet ne rezoluten e socialisteve. Mbeshtetur ne raportin e Komisionit Europian i cili argumentonte mosdhenien e statusit te vendit kandidat Shqiperise socialistet kerkojne te analizojne ato ceshtje qe kane te bejne me funksionimin e parlamentit. Te nxjerrim pergjegjesite e Kuvendit te Shqiperise lidhur me refuzimin e statusit te vendit kandidat dhe te garantojme funksionimin demokratik te tij mbi bazen e nje dialogu te qendrueshem dhe konstruktiv mbeshtetur mbi nje kuader ligjor e procedurial Rregullore te pranuar nga te gjitha partite pjesemarrese ne Kuvend ne menyre qe te behet cilesisht i mundur drejtimi i balancuar politik i jetes parlamentare dhe kontrolli kushtetues mbi ekzekutivin dhe permiresimi i procesit legjislativ e politikberes thuhet ne rezoluten e miratuar dje nga grupi parlamentar socialist.
Drejtesia
Duke u ndalur ne te gjitha defektet qe cuan ne mosmarrjen e statusit te vendit kandidat socialistet kerkojne permes kesaj rezolute qe te permiresojne funksionimin e sistemit te drejtesise. Te sigurojme pavaresine kushtetuese dhe financiare te sistemit te drejtesise duke kontribuar vecanerisht per rritjen e pergjegjshmerise dhe eficiences se tij permes nje strategjie gjitheperfshirese per te ardhmen si edhe nje qasjeje europiane per te tashmen duke marre persiper konceptimin e nje harte veprimi per nje reforme qe do te adresoje problemet e evidentuara me funksionimin teresor te drejtesise por edhe me emerimet ne Gjykaten Kushtetuese Gjykaten e Larte Prokurorine e Pergjithshme apo vete Keshillin e Larte te Drejtesise dhe vendosjen e nje standardi detyrues per mbeshtetjen financiare te sistemit te drejtesise jo vetem per funksionimin e perditshem te tij por dhe per fuqizimin e kapaciteteve njerezore e permiresimin cilesor te infrastruktures kerkojne socialistet.
Grupi i deputeteve socialiste kerkon qe permes kesaj rezolute te shprehin per here te pare voten e tyre ne parlament duke nenshkruar ne kete menyre nje marreveshje te gjere bashkepunimi me maxhorancen. Nje tjeter pike e rendesishme ne rezoluten e socialisteve ku kerkojne bashkepunimin me demokratet jane dhe ceshtja e prones lirise se medias dhe decentralizimit te pushtetit qendror. Socialistet kerkojne qe te pergatisim miratojme e zbatojme nje Strategji dhe Plan Veprimi Kombetar per Pronen duke iniciuar nje proces te gjere e gjitheperfshires konsultimi ne perputhje me jurisprudencen e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut ku kerkojne berjen e transparences ne te gjithe procesin e kthimit dhe kompensimin e prones gjate 20 viteve. Gjithashtu socialistet kerkojne dhe zbatimin e Kartes Europiane te Autonomise Vendore dhe Ligjin Organik te Qeverisjes Vendore duke rikthyer kushtetutshmerine ne marredheniet mes pushtetit qendror e atij vendor ne garantimin e sherbimeve vendore ndaj qytetarit duke mos cenuar autonomine fiskale te pushtetit vendor dhe planifikimin e kontrollit te territorit duke mos cenuar autoritetin e njesive te pushtetit vendor.

Projekt-Rezoluta e PS

1. Te kapercejme menjehere krizen politike
a. Duke garantuar transparencen e zgjedhjeve te shkuara mbeshtetur mbi oferten e kompromisit te opozites ne baze te Rezolutes se Parlamentit Europian 8 korrik 2010
b. Duke filluar menjehere hetimin parlamentar permes nje komisioni hetimor me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore.
c. Duke nisur menjehere pas fillimit te hetimit per zgjedhjet punen e perbashket per kuadrin zgjedhor qe do te garantoje mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme ne perputhje me standardet europiane.
2. Te nxjerrim pergjegjesite e Kuvendit te Shqiperise lidhur me refuzimin e statusit te vendit kandidat dhe te garantojme funksionimin demokratik te tij mbi bazen e nje dialogu te qendrueshem dhe konstruktiv mbeshtetur mbi nje kuader ligjor e procedurial Rregullore te pranuar nga te gjitha partite pjesemarrese ne Kuvend ne menyre qe te behet cilesisht i mundur
a. Drejtimi i balancuar politik i jetes parlamentare.
b. Kontrolli kushtetues mbi ekzekutivin dhe permiresimi i procesit legjislativ e politikeberes.
c. Depolitizimi i Sherbimit Civil te Kuvendit rritja e burimeve njerezore ne dispozicion te trupes parlamentare transparenca ne administrimin e buxhetit dhe
rritja e efikasitetit ne shpenzimin e ketij buxheti.
3. Te sigurojme pavaresine kushtetuese dhe financiare te sistemit te drejtesise duke kontribuar vecanerisht per rritjen e pergjegjshmerise dhe eficiences se tij permes nje strategjie gjitheperfshirese per te ardhmen si edhe nje qasjeje europiane per te tashmen duke marre persiper
a. Konceptimin e nje harte veprimi per nje reforme qe do te adresoje problemet e evidentuara me funksionimin teresor te drejtesise por edhe me emerimet ne Gjykaten Kushtetuese Gjykaten e Larte Prokurorine e Pergjithshme apo vete Keshillin e Larte te Drejtesise.
b. Vendosjen e nje standardi detyrues per mbeshtetjen financiare te sistemit te drejtesise jo vetem per funksionimin e perditshem te tij por dhe per fuqizimin e kapaciteteve njerezore e permiresimin cilesor te infrastruktures.
c. Rritjen e transparences ne dhenien e drejtesise dhe te aksesit te qytetareve ne drejtesi duke hequr te gjitha barrierat ligjore e administrative qe e pengojne seriozisht kete element themelor te nje drejtesie kushtetueshmerisht te njejte per te gjithe.
4. Te ndermarrim nje nisem te perbashket kunder krimit te organizuar kultures se pandeshkueshmerise e korrupsionit ne te gjitha nivelet duke
a.- Percaktuar nje standard europian per heqjen e cdo barriere hetimi per anetaret e qeverise deputetet e gjyqtaret.
b. Vendosur nje nivel europian transparence e mbikeqyrjeje ne veprimtarine e te gjitha organeve e strukturave shteterore pergjegjese ne luften ndaj krimit te organizuar e
korrupsionit si edhe duke rritur barren e pergjegjesise ligjore mbi te gjithe hierarkine e tyre.
c. Trajtuar me perparesi nevojen e forcimit te legjislacionit e te rritjes se transparences permes vendosjes se standardeve europiane per konkurrencen ne treg dhe per procedurat e tjetersimit te prones publike duke rritur shkallen e ndeshkimit te krimit ekonomik.
5. Te pergatisim miratojme e zbatojme nje Strategji dhe Plan Veprimi Kombetar per Pronen duke iniciuar nje proces te gjere e gjitheperfshires konsultimi ne perputhje me jurisprudencen e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut qe duhet te adresoje
a. Transparencen ne kthimin e ne kompensimin e prones dje sot neser.
b. Domosdoshmerine e nje legjislacioni qe krijon mekanizma efikase ne funksion te vendosjes dhe konsolidimit te se drejtes se prones ne te gjithe territorin e vendit.
c. Aprovimin e nje pakete te posacme masash ligjore kunder korrupsionit me pronen.
6. Te mbrojne lirine e medias permes hapash urgjente qe mundesojne
a. Ndalimin e presionit politik e financiar mbi operatoret e tregut mediatik duke i dhene fund praktikave te gjobave disproporcionale e selektive mbi ta nga njera ane si edhe duke percaktuar nje kuader rigoroz ligjor per financimet publike te njoftimeve qeveritare ne media dhe cdo perfshirje te institucioneve shteterore ne marredhenie sponsorizuese me mediat.
b. Ndryshimin rrenjesor te marredhenieve te Televizionit Publik Shqiptar me publikun si edhe te Keshillit Kombetar te Radiove e Televizioneve me operatoret duke filluar nga balancimi politik i bordeve drejtues respektive per te arritur ne nje sherbim publik te standardeve europiane.
c. Perfundimin dhe miratimin e paketes se plote ligjore per mediat elektronike ne perputhje me detyrimet e Shqiperise me Keshillin e Europes e Bashkimin Europian.
7. Te zbatojme Karten Europiane te Autonomise Vendore dhe Ligjin Organik te Qeverisjes Vendore duke rikthyer kushtetutshmerine ne marredheniet mes pushtetit qendror e atij vendor ne aspektet e
a. Garantimit te sherbimeve vendore ndaj qytetarit duke mos cenuar autonomine fiskale te pushtetit vendor.
b. Planifikimit dhe kontrollit te territorit duke mos cenuar autoritetin e njesive te pushtetit vendor.
c. Bashkepunimit mes dy pushteteve per realizimin e Strategjise se Decentralizimit duke rivene ne levizje procesin e decentralizimit ne funksion te kapercimit te prapambetjes se viteve 2007-2010 ne raport me kete strategji.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›