Deputetet e PS në Shkodër, Beqja: Të mos largohet vëmendja nga përmbytjet
Teksa kanë vizituar sërish zonat e përmbytura në Shkodër, deputetët e Partisë Socialiste i rikërkojnë qeverisë shqiptare të nisë një program asistence për banorët e prekur.
I shoqëruar nga deputetë të qarqeve Fier dhe Tiranë, gjatë vizitës deputeti Ilir Beqja i bëri thirrje kryeministri Berisha të mos heqë vëmendjen nga Shkodra, pas uljes së nivelit të Ujit.
Deputetët Ledi Shamku, Ilir Beqja, Ervin Koçi dhe Arben çuko qëndruan fillimisht në lagjen Livadhe dhe më pas në komunën Bushat.
Deputetë socialistë, patën takime me banorët e prekur nga përmbytjet, ndërsa shpërndanë ndihma për njerëzit dhe ushqim për bagëtitë.
Gjatë bashkëbisedimit me deputetët socialistë, banorët e zonave të përmbytura thanë për kamerat se nuk kanë marrë ndihmat e mjaftueshme nga qeveria.
Ndërkaq, një ditë më parë, në zonat e prekura nga përmbytjet në Sghkodër qëndruan të rinj anëtarë të Rorumit Rinor të Partisë Socialiste.