E Diel, 1 Nëntor 2026

Shantazhe me foto seksi, pranga shqiptares në Itali

Shantazhe seksuale me fotografi kompromentuese kanë dërguar prapa hekurave një shqiptare 37-vjeçare dhe një pensionist kroat 70-vjeçar, pas një aksioni të karabinierëve të Torinos, të cilët i ndaluam të dy në flagrancë. Gjithçka nisi kur kroati hyri në banesën e një 60-vjeçari dhe e fotografoi, teksa ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren. Nga ai moment, viktima nisi të marrë telefonata të shumta nga kroati, i cili duke u hequr si një hetues privat i ngarkuar nga ish-bashkëshorti i prostitutes, i kërkonte 20 mijë euro për të mos ia treguar të shoqes së burrit, duke i shfaqur edhe fotografi të raportit jashtë martesor.
60-vjeçari u hoq sikur pranoi shantazhin dhe u prezantua në shtëpinë e prostitutes, që ishte vendi i fiksuar për dorëzimin e parave. Gruas i dha 3 mijë euro paradhënie, duke marrë në këmbim një pjesë të fotove. Megjithatë, ndërkohë burri kishte lajmëruar karabinierët që ndërhynë me forcë në banesën e gruas dhe bashkëpunëtorit të saj, ku gjetën disa fotografi të burrave nudo në shoqërinë e 37-vjeçares. Dyshimi i karabinierëve është se dyshja i ka bërë shantazh edhe burrave të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›