Përmbytjet në Shkodër, problem me ujërat e zeza

Disa lagje në priferi të Shkodrës përveç përmbytjeve tashmë prej pesë ditësh janë të detyruar që të jetojnë edhe me ujrat e zeza. Shkarkimi ujrave të zeza ka ardhur si rezultat i bllokimit të pusetave pikërisht për shkak të përmbytjeve. Banorët shprehen të shqetësuar për gjithë atë ndotje dhe për erën e padurueshme që është kudo.
Ndërkohë që për të ndihmuar në këtë situatë emergjente qeveria maqedonase ka dhënë ndihmë në mjete logjistike të cilat ndihmojnë për heqjen e ujit. Ekrem Zendeli drejtori i resurseve burimore njerëzore u shpreh se situata e ujrave të zeza do të zgjidhet shumë shpejt.
Megjithëse niveli i ujit ka pësuar ulje ditët e fundit derdhja e ujrave të zeza në ambjent mund të bëhet shkak i sëmundjeve të shumta.