Deputetet e PS-se dhe mbeshtetesit para KQZ-se ska konfrontime me policine

Simpatizantët dhe mbështetësit e PS-së janë mbledhur para godinës së KQZ-së. Deputetët dhe mbështetësit e PS-së po qëndrojnë në heshtje dhe deri më tash nuk ka përpjekje apo konfrontime mes tyre dhe policisë.
Ndryshe nga ditët e tjera, ku ata janë përpjekur të çajnë kordonin e policisë për të hyrë drejt KQZ-së, sot kanë qëndruar të qetë. Deputetët e PS-së herë pas herë kanë mbajtur fjalime me megafon, duke dënuar procesin kriminal siç e kanë quajtur ata numërimin e votave nga KQZ-ja.
Njëri pas tjetrit deputetët Pandeli Majko, Namik Dokle, Ermelinda Meksi, Pirro Lutaj e Taulant Balla, Valentina Leskaj e të tjerë theksuan se, kreu i KQZ-së Arben Ristani po futet thellë në gropën e nenit 24 në kodin penal.
Gjatë fjalës së tij Majko u shpreh se, “Sot po legalizohet vota që nuk është e jotja, duke u shkelur me të dyja këmbët ligji”.