Raporti i ODIHR-it Numerimi i votave transparent por i ngadalti

Misioni i vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 8 majit ka publikuar raportin e ndërmjetëm, i dyti që pas zgjedhjeve të 8 majit, i cili përfshin periudhën post elektorale 10- 18 maj. Në të vlerësohet transparenca në numërimin e votave edhe pse ky cilësohet një proces i ngadaltë.
“Gjatë numërimit të votave çdo fletë votimi është regjistruar nga kamera dhe është shfaqur menjëherë në ekranet e të gjithë vëzhguesve të pranishëm-thuhet në raport. Procesi i numërimit u prek nga një nivel i lartë mosbesimi në mesin e partive politike- nënvizon raporti duke shtuar se partitë politike shpesh kanë ndërhyrë në procesin e numërimit, duke drejtuar aktivitetin e anëtarëve të tyre në komisionet zgjedhore. Vëzhguesit e ODIHR theksojnë në raport se media ka informuar publikun gjerësisht për procesin e numërimit të votave, veçanërisht në garën ndërmjet kandidatëve për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Raporti i ODIHR bën diferencën mes Edi Ramës që deklaroi fitoren menjëherë pas përfundimit të numërimit, ndërkohë që zoti Lulzim Basha u shpreh se do të presë rezultatet zyrtare nga KQZ-ja. Tensionet e shtuara pas fillimit të numërimit nga KQZ, të votave për kryetar bashkie të hedhura gabimisht në kuti tjetër, janë në qendër të vëmendjes të këtij raporti të ndërmjetëm të ODIHR-it.
Në të thuhet se “Mbështetësit e Partisë Socialiste duke përfshirë dhe deputetë të shumtë u mblodhën pranë KQZ dhe u përpoqën të hyjnë me forcë në ndërtesën e KQZ. Por ata u ndaluan nga forcat e rendit”. Referuar procesit të numërimit raporti i ODIHR-it, vëren ngadalësitë në këtë proces, sidomos në Tiranë, megjithë se KQZ në disa raste u ka tërhequr vëmendjen KZAZ-ve.