E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takim me ambasadoret Lideret politike mos krijojne tensione politike

Presidenti i vendit, Bamir Topi zhvilloi sot një takim me trojkën e ambasadorëve, Arvizu, Wolfarth dhe Sequi. Pas këtij takimi Presidenti Topi deklaroi për median se partitë politike janë përgjegjëse për procesin. Presidenti kërkoi të ruhet qetësia deri në fund të procesit. Ai shprehu shqetësim për rritjen e emocioneve politike ndaj kërkoi që liderët politikë të mos krijojnë tensione. Ai deklaroi se ligji është i detyrueshëm dhe duhet të respektohet nga të gjithë

Topi bëri thirrje për t’u larguar nga tensionet politike dhe u shpreh i bindur se procesi do përfundojë në qetësi.
Presidenti apeloi për më tepër qetësi, bashkëpunim, ndërsa vuri në dukje se anullimi i vizitës së presidentit të KE-së, Hoze Manuel Barroso, që ishte parashikuar të zhvillohej në 20 maj, nuk është një shenjë e mirë për Shqipërinë, ndërsa vonon axhendën europiane.

“Mos ardhja e presidentit të KE-së, Hoze Manuel Barroso, nuk është një shenjë e mirë, pasi cenohet axhenda europiane. Në Europë ne nuk shkojmë për disa politikanë, por për të gjithë popullin shqiptar”.

Presidenti theksoi se gjatë takimit është diktuar për zgjedhjet vendore të 8 majit, sikurse dhe pengesat e hasura.
Ne kemi diskutuar për situatën aktuale pas zgjedhjeve të 8 majit. “Zgjedhjet ishin një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dëshiroj të falënderoj të gjithë popullin shqiptar, i cili me koishiencë të plotë, mori pjesë masivisht në zgjedhje me një kulturë demokratike për tu përshëndetur.

Sikurse e ka dhe kodi zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese të realizuar me vullnetin e dy partive në 21 prill 2008. Administrimi i procesit është një përgjegjësi e partive politike qe edhe KQZ-ja e ndërtoi ne mënyrë mbipartizane, pavarësisht nga kompozimi. Detyrimi nuk është vetëm partiak por konstitucional” tha më tej presidenti.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›