Deputetet e PS-se, edhe dy seanca afat

Ditet e fundit eshte perfolur rreth strategjise rezerve qe ka Partia Socialiste per ecurine e negociatave.
Sipas asaj ka ka deklaruar kryeparlamentarja Jozefina Topalli permes nje letre zyrtare drejtuar deputeteve socialiste, kalendari i seancave eshte i qarte.
Data 25 shkurt perkon me seancen e parafundit qe eshte ne dispozicion te deputeteve socialiste te mandatuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Data 4 mars eshte afati final pas te cilit deputetet socialiste do te humbasin mandatin, nese nuk paraqiten per te bere betimin.
Nese lidershipi i selise roze do te vendose qe te betohet e me pas te rivazhdoje bojkotin e Kuvendit, ka shume gjasa te shenohet arja e pare zyrtare ne grupin parlamentar.
Nje grup deputetesh jane te gatshem te mos dalim me nga Kuvendi pasi te behet betimi. Anetari i Kryesise se Partise Socialiste, Ben Blushi, eshte i pari qe ka deklaruar se javen e pare te muajit mars do te jete i pranishem ne Kuvend, per te bere betimin.