E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenika refuzon sqarimin me Seldin

23/02/10 01:30

Olta dhe Klodi i thonë Seldit se është sjellë keq kundrejt Domenikës. Fillimisht është Klodi ai që i jep disa këshilla se ai duhet ti japë më shumë rëndësi Domenikës, ndërsa Olta mendon se ata u lidhën shumë shpejt dhe po aq shpejt edhe patën mosmarrëveshje. Klodi merr si shembull Erionin me Bertinën dhe thotë se ata i morën më ngadalë këto gjëra. Olta e kthen bisedën tek zhgënjimi që Seldi i ka dhënë Domenikës dhe thotë se ai e ka njohur Enxhin që më parë, por Seldi e mohon këtë gjë dhe thotë se kanë shoqëri të përbashkët dhe se Domenikës ia ka thënë se e ka njohur që jashtë. Olta i thotë se ai ka bërë gabim që atë natë, natën kur hyri Enxhi, është shoqëruar vetëm me të dhe madje shkoi u la me të në pishinë. Seldi justifikohet se ka qëndruar me Valonin dhe në pishinë u la me të, madje Valonit i pëlqeu dhe jo atij. Olta e këshillon se për hatër të lidhjes, ai nuk duhet të sillej ashtu, madje e ka ekzagjeruar mjaft atë natë dhe për këtë i vë faj. Seldi nuk e pranon se ka ndodhur kështu dhe shprehet se ajo mund ta ketë kuptuar në këtë mënyrë, ndaj insiston se ata po kapen pas detajeve.
Më pas, Seldi shkon që të bisedojë me Domenikën, por ajo e refuzon disa herë dhe kërkon që ai ta lërë të qetë. Graciela është prezent gjatë këtij dialogu dhe kërkon që të flasë me Seldin. Ajo i thotë se ka dëgjuar se të tjerët ia vënë fajin atij, por ajo nuk ka asnjë opinion sepse nuk e ka qënë e pranishme gjatë atij debati. Ajo e këshillon Seldin që ti lërë pak kohë Domenikës, dy-tre ditë, derisa të qetësohet e më pas të diskutojnë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›