E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetet e PS-se mbledhin firmat per paketen e ligjeve

Opozita paraqet sot propozimin zyrtar per marreveshje

Paketa e propozuar nga kreu i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci do te vije sot ne seance plenare si nje dokument zyrtar per miratim. Mbledhja e djeshme e tij ka vendosur qe te formalizoje iniciativen e cila integron ne vetvete disa kerkesa politike qe jane aktualizuar se fundmi edhe si pjese e shqetesimeve te perfaqesive te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. E perqendruar kryesisht ne qendrimin qe duhet mbajtur per sa i perket votimit te draftit per Gjykaten Administrative diskutimi i zhvilluar ka marre ne konsiderate propozimin e deputetit Bashkim Fino i cili ka hedhur idene e paraqitjes se paketes Ruci ne formen e nje nisme ligjore qe mund te quhet edhe paketa e reformave. Per te legjitimuar nismen nen kriteret e Rregullores se Kuvendit dhe Kushtetutes deputetet socialiste kane hedhur dje firmat e tyre mbi dokument i cili aktualizohet tanime si nisme ligjore. Ideja perfaqeson nje hap perpara si ne aspektin politik ashtu edhe ne drejtim te zgjidhjes praktike te nje debati qe e lidh ne menyre te sforcuar kerkesen per hetimin e zgjedhjeve me cdo proces ligjor ne Shqiperi. Perballe kerkeses se shumices per miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative me mbeshtetjen edhe te SHBA-se PS-ja ka zgjedhur te zgjeroje bazen e diskutimit duke kerkuar miratimin e nje pakete reformash brenda te cilave do te jete edhe ajo zgjedhore qe kalon nga hetimi parlamentar i 28 qershorit 2009. Ky kuader i permbledhur propozimesh ofron dy momente qe pershtasin mire pretendimet socialiste se pari PS jep miratimin e vet per Gjykaten Administrative dhe se dyti me nje nisme te zgjeruar ligjore ajo heq nga vetja akuzen e demokrateve per bllokim te reformave. Duhet thene se drafti i propozuar nga Gramoz Ruci i eshte dorezuar zyrtarisht homologut te tij te djathte Astrit Patozi duke kerkuar keshtu paraprakisht nje negocim ne nivel politik. Ne kontekstin e zhvillimeve te brendshme socialiste propozimi i ardhur ne kete forme zgjidh edhe nje problem qe ka te beje me vendimin e grupit parlamentar per te mbajtur marredhenie te kushtezuara me Kuvendin e Shqiperise. Thene ndryshe ajo nuk detyrohet te marre pjese ne votime ligjesh pa zgjidhur paraprakisht kerkesen per zbardhjen e 28 qershorit 2009. Ne cdo pikepamje nisma siguron avantazhe per PS e cila riciklon edhe nje here kerkesen e saj te vjeter permes nje dokumenti perfshires qe e ben ate nderkohe protagoniste te reformave ne vend. Apeli qe shtrohet kesaj radhe ndaj shumices ka te beje me vullnetin e saj per ti dhene fund krizes politike ne vend e cila me rastin e Gjykates Administrative sjell ne vemendje kostot qe ajo ka krijuar. Eumlshte e veshtire te kerkohet pertej ketij kufiri nje plan i logjikshem arsyetimi nga ana e shumices e cila ka mbetur tani pa argumente te qenesishme. Te pakten aq sa te mos komprometojne si deshmi vullnetin e saj politik i cili u be edhe dje i qarte nga kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi qe i tha jo votimeve te ligjit permes kushtezimeve politike. Paketa e propozuar nga Gramoz Ruci liston ne vetvete si ceshtje per tu zgjidhur reformen zgjedhore te ndermjetesuar nga hetimi i 28 qershorit reforme ne sistemin e drejtesise pa mohuar edhe nderhyrje kushtetuese por edhe miratimin e nje kuadri te ri ligjor per pavaresine e medias publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›