E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga mafiozit italian tri dite para hapjes se kazinose

Gjate operacionit Calipso u prangosen nente persona dhe u shpallen ne kerkim dy te tjere Ishte planifikuar te investoheshin parate e Sacra Corona Unitta

Nje nder kreret e organizates mafioze italiane Sacra Corona Unitta eshte kapur ne Shqiperi vetem pak dite para se te hapte nje kazino ku do te behej pastrimi i parave nga trafiku i kokaines. Albino Prudentino i njohur per aktivitetin kriminal kishte rreth nje vit qe kishte ardhur ne Shqiperi ku mbulonte gjithe aktivitetin e kesaj organizate ne vendin tone. 59-vjecari eshte zbuluar nga Sherbimi Informativ i cili kishte informacione prej kohesh per mafien italiane qe po investonte ne Shqiperi ne bashkepunim me operacionet speciale te policise italiane si dhe me agjencite e instaluara prane Ministrise se Brendshme. Operacioni per kapjen e tij eshte realizuar nga forcat speciale RENEA ne nje apartament ne katin e trete te nje pallati tek Uji i Ftohte ne Vlore nderkohe qe familja e tij jetonte pak metra me tutje ne nje vile. Njekohesisht me te ne oren 0400 te mengjesit jane arrestuar edhe tete bashkepunetore te tij shtate prej te cileve jane kapur ne Itali ndersa nje tjeter ne Tailande.

Albino Prudentino

59-vjecari Prudentino njihej si kontaktues i organizates mafioze Sacra Corona Unitta dhe shef i kontrollit te aktivitetit te kesaj organizate ne Shqiperi. I njohur nga policia italiane qe prej vitit 1998 ai nuk ishte kapur me pare. Ne vitin 1999 pas goditjes se kesaj organizate ai ishte larguar ne Greqi ku ishte arrestuar per here te pare por nuk u realizua ekstradimi i tij per arsye se nuk kishte prova per implikim ne mafia. Ne vitin 2001 ai u largohet forcave te policise ne Patra dhe pas nje ndjekje disaoreshe policia helene arriti ta vendose ne pranga. Ai u dyshua per vrasje dhe per vendosje bombe ne Greqi por ato akuza nuk u vertetuan. Keshtu me 21 qershor te vitit 2002 Gjykata e Athines e liroi nga akuza per vrasjen e biznesmenit grek Yiannis Yiatrakos dhe nga akuzat per dy vendosje bombash ne vitin 2000 po ne Greqi. Sidoqofte Prudentino ne ate kohe 51 vjec u denua me 16 muaj burg vetem per mbajtje dokumentesh false. Ai u arrestua afer Patras ne janar te vitit 2001 nje muaj pasi ishte arrestuar Francesco Prudentino 53 vjec po per te njejtat akuza. Ky i fundit ishte denuar me 6 vjet burg ne Rome nje jave para se te denohej Albino dhe te dy dyshoheshin qe ne ate kohe per lidhje me Sacra Corona Unitta.

Ardhja ne Shqiperi

Rreth nje vit me pare ai dyshohet se ka ardhur ne Shqiperi per te shtrire aktivitetin kriminal te kesaj organizate. Pas bashkepunimit me rrjetin ne Itali ai ka blere nje vile tek Uji i Ftohte ne Vlore pak pa mberritur ne Orikum ne te cilen jetonin djali dhe gruaja e tij. Pak metra me tutje ne nje pallat pesekatesh kishte nje apartament dhe nje lokal embelsirash. Aty do te hapte edhe nje kazino per pastrimin e parave te mafies. Ajo do te promovohej diten e premte me 1 tetor. Por kjo ishte pikasur nga Sherbimi Informativ Shqiptar te cilet kishin paralajmeruar per investime te mafies italiane ne Shqiperi. Madje keshtu eshte identifikuar vendqendrimi i tij ku me pas eshte bashkepunuar me Antimafien italiane per ta mbajtur nen vezhgim.

Kapja nga RENEA

Dy dite me pare eshte planifikuar goditja e grupit prej 11 vetash qe kishin riformuar organizaten kriminale pas goditjes se saj. Keshtu forcat speciale RENEA kane shkuar afer baneses se tij qe mbremjen e se martes. Ata kane rrethuar pallatin nderkohe qe ne katin e trete qendronte i vetem Prudentino. Ne oren 0400 te mengjesit forcat speciale kane shperthyer deren dhe kane hyre brenda. Ai nuk ka kundershtuar dhe menjehere i jane vene prangat. Gjate kontrollit ne banese policia i ka gjetur 13 celulare nje sere dokumentesh banke dhe shume materiale te tjera qe jane sekuestruar. Nderkaq policia ka shoqeruar edhe familjen e tij por nuk ka rezultuar se ata jane te implikuar ne kete aktivitet kriminal dhe jane lene serish te lire. Djali dhe gruaja e mafiozit italian kane kerkuar shpjegime per ore te tera dhe ne perfundim u eshte treguar se ai dyshohet si nje nder drejtuesit e Sacra Corona Unitta. Gjate marrjes ne pyetje ai nuk ka pranuar te tregoje asgje per hetuesit shqiptare dhe as per ata italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›