E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndertimet te liqeni deshmon administratori i bashkise

Artan Agolli paraqitet para hetuesve jep shpjegime per akuzat Brace-Vokshi. Mohon ryshfetin 20 perqindesh

Administratori i Bashkise se Tiranes Artan Agolli ka deshmuar ne Prokurorine e Tiranes per menyren e dhenies se lejeve te ndertimit. Ai u eshte pergjigjur ne menyre mohuese akuzave te deputetes Albana Vokshi sipas se cilet bashkejetuesi i saj Arjan Tartari ka paguar nje ryshfet 100 milione euro per nje leje ndertimi. Ne deklarimin e tij Agolli ka treguar me detaje proceduren e dhenies se lejeve te ndertimit nga miratimi i zones se ndertimit nga KRRTRSH-ja e deri tek ofertat nga firmat private te cilat me pare duhet te kene kopsitur te gjitha dokumentet e duhura me pronaret e trojeve. Per rastin e ndertimit te nje kompleksi me pallate 30-kateshe ne zonen e Liqenit Artificial te Tiranes Agolli ka pohuar se nuk ka pasur asnje leje ndertimi per te ndersa me pare nje studio e huaj ka bere nje studim per ndertime atje.

Deshmia

Zyrtari i Bashkise se Tiranes eshte paraqitur ne Prokurorine e Tiranes rreth ores 1330 per te dale prej andej rreth ores 1800. Artan Agolli eshte marre ne pyetje nga prokuroret Ardian Braho dhe Valentin Preci ne prani edhe te nje hetuesi duke saktesuar te gjithe proceduren e dhenies se lejeve te ndertimit nga Bashkia e Tiranes. Gjate ketij harku kohor Agolli ka shpjeguar se bashkia nuk ka ndermjetesuar me asnje firme ndertimi per ti dhene me pas leje ndertimi. Njesia Task-Force shprehet e rezervuar ne dhenien e informacioneve per kete deshmi duke u mjaftuar se zoti Agolli i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se akuzes per deshmi. Sipas te njejtave burime deshmia e administratorit te bashkise eshte perfshire ne fashikullin hetimor dhe tashme do te kryhet krahasimi i saj me dokumentet e sekuestruara ne zyrat e bashkise per nje projekt ndertimesh ne afersi te Liqenit Artificial. Mazhoranca por edhe disa biznesmene kane pranuar larg dyerve te organit te prokurorise se kane paguar 20 per qind te aksioneve te firmes Vision Construction per te marre lejen e ndertimit ndersa ne deshmite e administruara ne prokurori asnje prej te pyeturve nuk ka pranuar se ka dhene ryshfet. Ne te kundert paralajmeron organi i prokurorise ndaj deshmitareve ne fjale mund te ngrihej akuza e korrupsionit aktiv e pasiv.

Hetimet

Hetimet e organit te prokurorise per akuzen e deputetes Albana Vokshi se bashkejetuesi i saj ka dhene ryshfet 100 milione euro per te marre nje leje ndertimi ne bashki jane ne fazen e fundit ku krahas deshmise se zotit Agolli grupi hetimor ka thirrur per deshmi edhe pronaret e truallit ku do te ndertoheshin kullat. Hetimet e deritanishme nuk e kane faktuar deklaraten e deputetes duke hedhur poshte pretendimet e mazhorances se eshte dhene ryshfet per nje leje ndertimi. Biznesmenet Rrahman Selmanllari Arjan Tartari Dritan Avllaj e te tjere aksionere te firmes Vision Construction gjate deklarimeve ne prokurori kane mohuar ne menyre kategorike dhenien e aksioneve per marrjen e lejes se ndertimit. Nje nga te pyeturit Selmanllari ne nje dalje publike pohoi se ka deklaruar ne prokurori se ka dhene ryshfet. Menjehere deklarata e tij u pergenjeshtrua nga prokuroria ndersa hetimet per kete ceshtje mund te pezullohen dhe verifikimet e organit te prokurorise do te perqendrohen te dhenia me koncesion e HEC-eve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›