E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet e Partise Socialiste me te pasur se ministrat

Deputetet socialistë në opozitë kanë rritur kursimet dukshëm në llogaritë bankare për vitin 2011 sipas deklaratave të pasurive të bëra publike nga nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive.
Deputeti i PS-se, Sadri Abazi, deklaron se pervec te ardhurave nga paga si deputet dhe angazhimet ne Kuvend, prej 1.411.267 lekesh, ka te ardhura edhe nga "Usluga" sh.p.k, ne vleren prej 174.537.926 lekesh. Po keshtu, te ardhurat shtohen dhe nga paga e bashkeshortes, ne vleren 3.000.000 leke.
Deklarata e pasurisë së deputetit Gramoz Ruci tregojnë pëe të ardhurat nga paga në shumën 2.293.435 leke dhe prenotimin  e nja dyqani nga i biri Ledio Ruci, në shumën 100.000 euro.
I mire mund te konsiderohet ky vit, edhe per deputetin, Tom Doshi, i cili ndonese nuk ka levizje te medha bankare, pervec te ardhurave nga paga, ne shumen prej 1.423.119 lekesh, ka mundur te shlyeje kredine prej 300.000 eurosh.
Por ka edhe nga ata socialiste qe i jane drejtuar bankave per kredi. I tille rezulton deputeti socialist, Dashamir Peza. Socialisti ka marre jo pak kredi, te shperndara ne shume banka. Keshtu, Peza rezulton sipas deklarates se pasurise, se ka per te shlyer nje kredi ne vleren 222.000 eurosh, nje tjeter kredi ne banke tjeter, 60.812 euro dhe po keshtu nje tjeter me vlere 34.939 euro. Por Peza, ka kredi bankare edhe ne leke. Ai figuron me nje kredi, ne vleren prej 8.121.335 lekesh dhe nje tjeter prej 2.900.000 leke. Nderkohe qe te ardhurat qe ai deklaron, jane ato qe siguron nga paga si deputet, ne vleren vjetore 1.086.432 leke dhe ato te bashkeshortes, 1.086.060 leke. 
Ndërsa anëtarët e kabinetit qeveritar, kane shpenzuar ne vitin 2011, me shume para per blerje te pasurive te patundshme, por nga ana tjeter i jane drejtuar bankave per kredi, apo vijojne te shlyejne borxhet e prapambetura. 
Ministri i Bujqesise, Genc Ruli, deklaron se ka ndertuar dhe mobiluar nje shtepi ne Komunen Farke, 612 m2, me vlere 150.000 euro, por nga ana tjeter, rezulton se ka ende per te shlyer dy kredi, nje ne vleren 148.711 euro dhe tjetren 7000 euro. Ndersa, Ministri i Financave, Ritvan Bode, eshte mjaftuar me nje riparim te shtepise ne Korce, per te cilen deklaron se ka shpenzuar 5.000.000 leke.
Nderkohe, vijon shlyerjen e kredise per shtepi, ne vleren 1.520.000 leke dhe nje tjeter kredi 20.109 euro. Edhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka shpenzuar nje vlere prej 1 milion lekesh, per te blere nje shtepi prej druri ne ishullin e Lezhes, me nje siperfaqe 50m2.
Investim ne pasuri te patundshme per vitin 2011, ka bere edhe Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili deklaron se ka blere nje vile 151.37 m2, 57.000 euro, tek Gjiri i Lalzit. Bankave per blerjen e pasurive te patundshme, u jane drejtuar edhe dy ministrat me te rinj ne kabinetin qeveritar, Ministri i Shendetesise, Vangjel Tavo dhe ai i Brendshem, Flamur Noka. Ky i fundit ka deklaruar te kete nje kredi te marre tek Enti i Banesave, per te shlyer, me nje vlere prej 4.521.000 lekesh. Po keshtu, edhe ministri Tavo, figuron se ka marre nje kredi per shtepi, gjate vitit te kaluar, ne vleren 3.176.280 leke. Po keshtu, ai ka blere edhe nje automjet tip "Range Rover", ne vlerën 10.000 euro. 
Familja kryeministrore rezulton se nuk ka lëvizje të shumta në llogaritë bankare edhe për vitin 2011.
Nga deklarata e siguruar nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP), kryeministri ka deklaruar levizje ne llogarite e tij bankare, dhe te ardhura nga paga e tij si kreu i qeverise, ne vleren prej 2.277.388 lekesh, dhe dieta per udhetimet e kryera jashte vendit si kryeminister, qe kapin vleren prej 800 dollaresh. Nga ana tjeter, Berisha deklaron edhe disa llogari bankare qe jane ne emer te tij dhe te bashkeshortes, ne vleren prej 1.150.600 lekesh, 3,910.43 euro dhe 1,989.42 dollaresh. Po keshtu, nje tjeter llogari deklarohet se eshte ne emer te bashkeshortes, ne vleren prej 1,702.587.57 leke dhe 1,510.491.90 leke. Si dhe ka shenuar nje gjendje "cash" prej 1.000.000 lekesh. Jo shume ndryshime kane edhe deklaratat e pasurise se femijeve te kryeministrit. Vajza e kreut te qeverise, Argita Malltezi, ka deklaruar disa llogari bankare, ku ato qe jane shtuar jane ne vlerat 7.392.544 leke, 12.015 euro apo 4813 euro. Por ka edhe pakesime, po ne llogarite bankare, ne vlerat 634.633 leke. Ndersa djali i kryeministrit, Shkelzen Berisha, ne deklarimin e pasurise, ka deklaruar pakesim te llogarive te tij bankare, ne vlerat 2.067.91 euro dhe 23.652.68 euro. Te ardhurat e deklaruara per vitin e kaluar, te deklaruara prej tij, jane ato te siguruara nga aktiviteti si person fizik per konsulence juridike, ne vleren prej 1.824.680. 
Ndërsa gjendja financiare e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama duket më e përmirësuar. Kryesocialisti Rama ka deklaruar më shumë kursime për vitin 2011.
Ndryshe nga nje vit me pare, ku kursimet e Rames llogariteshin ne vleren 500.700 lekesh, kete vit kreu i opozites ka deklaruar 792.472.93 leke, per te cilat kreu i opozites ka deklaruar se i ka kursyer nga paga dhe shperblimet. Nderkohe, te ardhurat per kete vit te Rames kapin vleren prej 932.954 lekesh nga paga. Por, pavaresisht permiresimit te paket te gjendjes financiare, kreu socialist figuron serish me nje kredi per te shlyer, ne vleren prej 705,490.95 lekesh. Edhe bashkeshortja e kreut socialist, Lindita Rama, ka deklaruar disa levizje te llogarive te saj bankare, ku per nje vit ka shtuar 16.850.60 ruto dhe 10,481.58 dollare. Bashkeshortja e kreut socialist ka deklaruar gjithashtu, te ardhurat nga puna e saj, ne vleren 480.000 leke ne vit, 11.800 euro dhe 10.500 dollare. Nderkohe qe, gjithashtu vecon edhe te ardhurat e siguruara nga apartamenti i dhene me qira, ne vleren prej 9.720 eurosh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›