E Diel, 1 Nëntor 2026

Dialogu Prishtinë- Beograd, Ban Ki- Moon kritika ndërkombëtarëve

Kosovë- Sekretari i përgjithshëm i OKB-së , Ban Ki-moon ka lëshuar kritika ndaj ndërkomëbtarëve lidhur me marrëdhëniet Kosovë- Serbi.

Sipas raportit të tij kushtuar mbledhjes së radhës të Këshillit të Sigurimit mbi Kosovën, e cila do të zhvillohet në datën 21 Gusht, Ki- moo ka kërkuar të arrihet në një emërues të përbashkët mes Prishtinës dhe Beogradit.

Vërejtja më serioze bëhet për shkak të mungesë së një konsensusi të gjerë brenda bashkësisë ndërkombëtare dhe ky fakt sipas raportit, vështirëson shumë arritjen e kompromiseve të domosdoshme mes palëve në procesin e zgjidhjes së problemeve midis Kosovës dhe Serbisë,- tha ai.

Sipas RTK- së, ka patur vërejtje edhe për kthimin e minoriteteve në Kosovë. Pasi sipas statistikave në Kosovë janë kthyer vetëm 131 persona, mes tyre 45 serbë, pesë romë, 36 ashkalinj dhe egjiptian, 27 goranë, 12 boshnjakë dhe dy shqiptarë, që është përgjysmë më pak se vitin e kaluar.

Si arsye përmenden incidentet që kanë ndodhur në Kosovë, si ai në Talinoc të Ferizajt, ku janë vrarë dy serbë si dhe kërcënimet që kanë marrë banorë serbë të kthyer në disa fshatra të komunës së Klinës.

Ndërsa mediat serbe deklarojnë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit pritet që Rusia të lëshojë akuza të forta drejt Kosovës për përfshirje në çështjet e Sirisë dhe Libisë, duke trajnuar rebelë opozitarë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›