Masat per tregtimin e mishit

Nuk do të lejohet asnjë subjekt që tregton mishin jashtë standarteve dhe kushteve higjeno-sanitare. Është ky apeli ui Bashkisë së Tiranës që ditën e mërkurë ngriti Task Forcën kundër therjes dhe tregtimit të mishit në rrugë.
Për t’iu shmangur masave, nënkryetari bashkisë i bëri thirrje tregtarëve të mishit që të aplikojnë për rregjistrimin e tyre dhe ta ushtrojnë aktivitetin konform ligjit ndërsa ka paralajmëruar qytetarët që të mos blejnë dhe konsumojnë mish i cili nuk mban vulën e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili, në një prononcim për mediat deklaroi se gjatë verifikimit të situatës në terren janë evidentuar 74 subjekte të cilat operojnë në mënyrë abuzive në treg.