E Diel, 1 Nëntor 2026

“Deputetët e shumicës, si spektatorë teatri”/ Rama: Do ndërpriten “orët me forcë”, fund rrugaçërisë në Parlament

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur fjalën mbyllëse në mbledhjen e Grupit Parlamentar, që ka nisur prej paradites së sotme në Pallatin e Brigadave dhe ku marrin pjesë edhe ministrat e kabinetit.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se, procesi i negociatave nuk mund të përballet me këtë numër seancash parlamentare, duke kërkuar që të konsiderohet mundësia për rritjen e seancave të parlamentit.

“Një gjë është shumë e qartë dhe besoj që është më e qarta nga të gjitha. Ky vit që nis dhe viti i ardhshëm do të kenë një ngarkesë si asnjëherë më parë në Kuvendin e Shqipërisë dhe si asnjëherë më pas. Numri i ligjeve që do duhet të kalojnë në filtrin dhe pastaj në seancën e vendimmarrjes së Kuvendit do të jetë më i larti ndonjëherë për shkak të procesit të negociatave. Nga ana tjetër na duhet siç thamë të jemi sa më cilësorë në këtë proces. Kjo shton nevojën për të rritur angazhimin, orët e punës dhe për të konsideruar mundësinë e rritjes së seancave të parlamentit. Nuk është i përballueshëm ky proces me këtë numër seancash”, tha Rama.

Më pas, ai pati edhe një mesazh për opozitën duke deklaruar se nuk do të lejohet më marrja e fjalës me forcë dhe pengmarrja e seancave plenare.

“Duhet ta ritheksoj që në ndarjen e mandateve në kuvend, diferenca është e madhe, në ndarjen e orëve të fjalës në Kuvend, po të shikosh duket ikur jemi në një parlament 1 me 49. Orët e vëna në dispozicion për opozitën janë anomalish shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare në parlamentet e BE. Nuk po them ti ulim orët opozitës, me ketë them që duhet të shikojmë sesi do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim. Në shkeljet ë plotë të etikës parlamentare duke përdorur procedurën për të marrë peng publikun për 1 ose 2 orë kur fillon kuvendi, dhe për të pushuar sallën e parlamentit duke i vendosur deputetët e shumicës,  në pozitën e tyre që janë aty si spektatorë të një teatri balte.

Në asnjë parlament demokratik në asnjë parlament të BE nuk i lejohet asnjë force politike. Rregullorja e parlamenti nuk është e shkruar në gurë, bazuar tek praktikat e BE, duhet ndërhyrë menjëherë që fjala procedurë të mos jetë e barabartë për fjalën pengmarrje”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›