E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetet gjyq Rames perlistat e zgjedhjeve te 2013

TIRANE- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama eshte perballur dje ne mbremje me nje gjyq per listat e ardhshme te deputeteve. Ne takimin e perjavshem te Komitetit per Komunikimin me Qytetaret ku jane te pranishem deputete qe nuk jane anetare te Kryesise ka pasur nje perplasje midis ligjvenesve dhe kryesocialistit.

Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur se disa deputete socialiste kane shprehur shqetesimin per shkak te disa personave qe flasin ne emer te Rames se kush do te jete ne listat e ardhshme si kandidat per deputete ne zgjedhjet e veres se vitit 2013. Fillimisht ka qene kryetari i PS-se i cili mesohet te kete kerkuar nga deputetet qe te mos flasin me ne tavolina kunder njeri-tjetrit por qe nga sot cfare shqetesimi apo propozimi te kene ta paraqesin ne mbledhjen e deputeteve. Kaq ka mjaftuar qe deputetet te nisin ankesat duke e hapur tamam zemren ne kete takim.

Deputeti Sadri Abazi ka qene i pari qe ka reaguar duke kerkuar qe te normalizoje situaten e duke vleresuar se ne nje parti te madhe politike mund te ndodhin te tilla gjera. Por me i ashper ka qene qendrimi i mbajtur nga deputeti i qarkut te Shkodres Paulin Sterkaj i cili ka shprehur shqetesimin per disa deputete te cilet po flasin ne emer te Rames se kush do te jete ne listat per zgjedhjet e ardhshme.

Sipas burimeve Sterkaj mesohet te kete thene se ne kete rruge trajneri eshte kryetari i PS dhe ai e vendos se kush hyn dhe kush nuk hyn ne fushe dhe jo te tjere te flasin ne emer te tij. Per kete ceshtje ka reaguar edhe deputetja e Elbasanit Shegush Ligori e cila mesohet te kete thene se kryebashkiaku i Elbasanit Sejdini ka nisur qe tani te flase ne emer te Rames se kush do te jete ne lista dhe kush jo. Kjo sipas saj nuk eshte normale. Rama i ka qetesuar deputetet duke nenvizuar se vendosin forumet dhe se eshte heret per keto debate. Mbledhja ka nisur ne oren 1900 dhe ka zgjatur me shume se 90 minuta duke treguar ne kete menyre se bashkebisedimi ka qene vertete i gjate.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›