KESH nuk ka vendosurper importin e energjise
TIRANE- Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka ende nje strategji per te siguruar energjine per muajin mars. Sipas nendrejtorit te pergjithshem Robert Niko Korporata duhet te vendose brenda dates 26 shkurt lidhur me sasine qe nevojitet te blihet nga importi dhe cmimin e blerjes. Duke komentuar situaten hidrike Niko u shpreh dje se niveli i hidrocentralit te Fierzes eshte mjaft i ulet dhe nese situata e motit vazhdon te mbetet e ftohte edhe per muajin mars atehere prodhimi i metejshem i energjise do te vijoje te veshtiresohet.
Muajt e fundit KESH se bashku me CEZ-in kane importuar sasi te shumta energjie cka ka bere qe qeveria shqiptare te marre ne konsiderate edhe rishikimin e buxhetit qe ne fillim te vitit nderkohe qe gjate dimrit konsumi i energjise ka qene ne nivelet maksimale rreth 26 milione kilovatore ne dite. Nderkohe pritet qe edhe per marsin konsumi te mbetet jo me pak se 22 milione kilovatore.
Sipas burimeve nga sektori i prodhimit prane KESH-it disa nga HEC-et e medha te vendit jane urdheruar te punojne me 100 per qind te kapacitetit te tyre per te ulur sasine qe duhet te blihet jashte vendit per te kursyer sa me shume qe te jete e mundur fonde buxhetore. Ky vendim eshte i mbeshtetur ne parashikimet e rritjes se ndjeshme te temperaturave qe do te shkrinte deboren ne Veri madje do te rriste rrezikun e permbytjeve. Megjithate specialistet preferojne te tregohen te kujdesshem duke i sugjeruar KESH-it te vijoje importet per te mbushur me pare basenet qe kane shkuar prane pikave te vdekjes. Vendimi per te shtuar prodhimin ne maksimum duhet te jete dhene nga instanca politike ne nje kohe kur qeveria nuk po gjen mundesi te tjera per te mbeshtetur financiarisht KESH-in dhe kur ka harxhuar gati te gjithe fondin e kontingjences qe ne muajin shkurt per energjine.
gk/sg/shqiptarja.com