Deputetët këmbëngulin: Duam të kontrollojmë Imamin
Skandali i refuzimit të mbikëqyrjes parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes ka dominuar mbledhjen e parë të Komisionit të Sigurisë për këtë sesion parlamentar.
Përfaqësuesit e opozitës kanë përsëritur kërkesën për zbatimin e vendimeve të këtij komisioni dhe për të kontrolluar veprimtarinë e Ministrisë që drejtohet nga Arben Imami, por e vetmja përgjigje që kanë marrë nga mazhoranca ka qenë se rregullorja ua njeh këtë të drejtë deputetëve të Kuvendit, raporton Vizion Plus.
Pjesë e debateve në Komision ka qenë edhe emërimi i drejtorit të ri të shërbimit sekret, për të cilin deputet e opozitës kane kërkuar seance dëgjimore. Ndërkaq, akuzat e kryeministrit Berisha për implikim të ish-Presidentit Topi në vrasjen e gjyqtarit Konomi janë përcjellë me humor në Komisionin e Sigurisë, ku opozita ka propozuar që të merren flokët e zotit Topi dhe të krahasohen me flokët e gjetura në vendin e krimit.