E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli në Strasburg: Integrimi i Shqipërisë, qëllimi ynë kombëtar

Teksa ka çelur punimet e konferencës së kryeparlamentarëve në Strasburg, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se procesi integrues i Shqipërisë mbetet prioritet dhe në kuadër vendi ynë ka punuar për përmbushjene reformave kyce.
 

“Dy dekada më parë shqiptarët lejoheshin të lëviznin mbasi merrnin autorizimin përkatës nga strukturat e regjimit, vetëm brenda vendit të tyre të vogël. Sot, me një demokraci që zhvillohet me hapa të mëdha shqiptarët lëviznin të lirë në hapësirën Shengen. Njëzet vite më parë Shqipëria do të njihej si vendi më i izoluar i botës. Sot Shqipëria drejton Komitetin e Ministrave e Këshillit të Europës."Është e mundur ajo që duket e pamundur!" Zhvillimi i mëtejshëm i Shqipërisë dhe integrimi në Bashkimin Evropian është qëllimi ynë kombëtar. Këto janë sfidat e ardhshme të Shqipërisë” tha Topalli.
 

Nga Strasburgu Topalli u ka bërë apel vendeve të BE, refuzuese të njohjes së pavarësisë së Kosovës, ta njohin sa më parë.
 

“Uroj që në të ardhmen e afërt, disa vende evropiane, anëtare të BE dhe NATO, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, të marrin vendimin e tyre të duhur”theksoi Kryeparlamentarja.
 

Duke sjellë në vëmendje sulmet e fundit në Benghazi, numri një i Kuvendit të Shqipërisë ka dënuar me forcë aktet e dhunës, ndërsa ka shtuar se Shqipëria në kryesimin e KiE, mund të shërbejë si shembulli më i mirë i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare.
 

“Zgjerimi i mëtejshëm dhe integrimi i vendeve tona përbëjnë gjithashtu një nga sfidat e komunitettit Evropian. Unë, edhe me ngjarjet e fundit në Benghazi, të cilat i dënojmë me forcë, nuk dua ta shoh si iluzive shpresën e ndërtimit të demokracisë, edhe këtu e kudo. Shqipëria,vendi im, që ka presidencën e ministrave te CoE-se si një vend multifetar, mund t`u ofrojë këtyre vendeve mike shembullin më të shkëlqyer se besimet fetare, te gjitha, janë plotësisht te pajtueshëm, si me sistemin demokratik të qeverisjes, ashtu edhe me të drejtat dhe liritë universale të individit. Ne i inkurajojmë këto vende t`i afrohen parimeve të Këshillit të Evropës” përfundoi Topalli.
 

Po ashtu në Strasburg u hap ekspozita mbi Shqipërinë, e cila promovon vendin tonë gjatë punimeve të konferencës europiane të presidentëve të parlamenteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›