E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet makthi i trafikut te se enjtes

E enjte 22 Dhetor 2011 1720 PARKIMI I MAKINAVE NE VEND TE GABUARKjo eshte panorama e perseritur cdo jave ne kete zone ligjvenese e kthyer ne rutine per ta por ne vuajtje e stres per pjesen tjeter te qytetareve. Diferenca mes nesh e te zgjedhurve duket e madhe kur sheh se trotuaret shnderrohen ne parkim vetem per deputetet tane te veshur me imunitet dhe qe hartoje ligje per ti shkelur te paret ato. Makthi nis qe ne oren 9.30 minuta ku secili deputet duhet te jete prezent ne seance parlamentare. Zgjidhja me e shkurter eshte parkimi i makinave superluksoze ku te mundin duke veshtiruar qarkullimin shtuar punen e policeve rrugore e sosur durimin e kalimtareve. Njeri nga policet e qarkullit rrugor kalon ore te gjata per te stabilizuar qarkullimin por nuk guxon ti vere gjobe asnjeres prej makinave me pronar nje deputet apo ca me keq nje minister. Madje ministrat si me te privilegjuar parkojne edhe ne lulishten perbri parlamentit e serish kjo nuk shqeteson asnje ligj zbatues. Deputetet e pranojne problemin por justifikohen me mungesen e vendparkimeve. Per te kaluar ne kete aks duhen gjate nje mengjesi te enjteje te pakten 20 minuta nga ura qe te lidh me rrugen e Elbasanit deri prane zones se njohur si 9 kateshet ne kryeqytet. Nese per kete nuk do gjendet nje zgjidhje kjo panorame do te na shoqeroje gjate. ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›