E Shtunë, 31 Tetor 2026

do gje ne jete buron nga dashuria

Prinderit deshironin qe une te behesha doktor por me pas e kuptuan e kane bere te pamunduren qe une te mos i lija studimet pergjysme. Duke qene te varfer per kete nena ime mblidhte letra libra e gazeta neper rruge lule e bime mjekesore per ti shitur qe te mund te perballoja jetesen gjate viteve te studimit ne Tirane.

Interviste me aktorin e shquar Anastas Nika

Imazhet e femijerise i ruan si nje ishull te bukur magjik brenda vetes ne kuptimin se ka simbolike te elementeve qe e kane shoqeruar ne udhen e gjate te jetes fale natyres se bukur te vendlindjes butesise shpirterore mbledhjes se kallinjve te grurit dhe vargjeve me gjethe duhani pastaj lojes teatrale me kafshet si miqte e tij me te mire duke recituar vargje te ndryshme per bashkefshataret - formimit dhe edukimit ne qytetin e bukovileve lulja e rralle e quajtur bukovile e cila nuk rritet ne asnje vend te botes vetem ne Sarande qytet buze Jonit me nje bukuri natyrore te mahnitshme qytet qe per cudi ne nje stine te vetme i jeton te kater stinet. Aktori i mirenjohur Anastas Nika njekohesisht regjisor-skenarist prane Teatrit ne Sarande ne odisene e tij per tu bere aktor gjithmone ka qene ne kerkim te botes se mistershme te artit skenik ngacmimeve dhe ndarjen e emocioneve ne skene te nevojes jetesore shpirterore dhe artistike per te qene prane aktoreve te shquar Piro Mani Timo Flloko Rikard Ljarja Vangjush Furxhi Margarita Xhepa Violeta Manushi Drita Pelingu Viktor Zhysti Agim Qirjaqi pastaj te Vladimir Priftit e Pellumb Kulles Sonila Ulqinakut e Rozi Kostanit Spiro Dunit e Mikel Kalemit po edhe te Jani Durit Shefqet Bregut Josif Papagjonit Klajdi Markut Saimir Brahos Gentian Zenelajt Agron Llakajt etj. etj.

E nisi si agronom dhe me pas fale talentit te lindur dhe kembenguljes se tij ai arrin te studioje dhe te diplomohet ne Akademine e Arteve ne Tirane dega e Aktrimit aty do te rritet dhe persoset figura e tij si artist - aktor. Nder rolet e tij te spikatura renditen Marrezia e nje te mencuri Amaneti i nenes Dhendri nga Amerika ne komedine me nje akt Vaji i dashurise Kengen ma degjoni neser Gjyq ne fund te shekullit Krijimi i Partise Lakuriqe rolin e Kreontit ne tragjedine e Sofokliut Antigona ne skenen e Butrintit rolin e Poprishinit etj. Mes entuziazmit te njohjes se kultures antike te vendlindjes se tij Sarandes ne gjurmet e se shkuares e te se tashmes eksperiencat e vyera te jetes jetesoren dhe artistiken aktori i mirenjohur e i talentuar Anastas Nika i rrefen ne kete interviste.

Zoti Nika me gjithe modestine qe ju karakterizon une do tju kerkoja te me lejonit tju therras. Mjeshter. Cila eshte femijeria juaj dhe rrenjet e origjines

Une kam lindur ne fshatin Sopik i cili ndodhet midis Konispolit dhe Sarandes ne rreze te malit te Milese afer qytetit antik te Butrintit. Gjuha e fshatit tim eshte shqipja dhe besimi ortodoks. Deri ne moshen 11 vjec do te jetoja ne kete fshat ku une mora gjera te mrekullueshme fale natyres se bukur fale njerezve me nje shpirt te bute e pamje disi te eger puneve gjate veres qe mblidhja kallza e beja vargje me gjethe duhani e recitoja vargje te ndryshme para fshatareve fale kafsheve te ndryshme te cilat ishin miqte me te mire e une vrapoja grykave e lendinave qe ti kullosja. Shpesh ato humbnin e ngeleshin jashte nuk i gjenim dot dhe ne mengjes jo pak here i gjenim te copetuar nga ujqit. Une ulerija e qaja mbi trupin e tyre kur dje ato me benin te gezoja e te vrapoja te qeshja me nazet e tyre. Te gjitha keto imazhe une i mora me vete i kam tek vetja si nje ishull i bukur magjik. Shkoj shpesh clodhem e frymezohem sa here kam nevoje jetesore e artistike.

Saranda Cfare nenkupton vendlindja per ju

Saranda tanime eshte e njohur dhe e shtrenjte jo vetem per mua por edhe ata qe jane nga Saranda. Cdo shqiptar brenda dhe jashte atdheut eshte i dashuruar me qytetin i bukovileve. Kjo lule e quajtur bukovile nuk rritet ne asnje vend tjeter te botes. Ne te gjithe krenohemi per bukurite natyrore qe ajo ka per cudi ne nje stine te vetme i jeton te katerta stinet. Per mua eshte tejet e shtrenjte pasi ketu diku afer saj kam lindur. Nje nga endrrat e mia te kohes kur isha adoleshent ishte qe une te vija e te jetoja ne kete qytet te bukur.Une ia kam kushtuar dhe vazhdoj ti kushtoj me gjithe fuqine e shpirtit e te mendjes per rreth 35 vjet jeten time duke i dhene jashtezakonisht shume e duke marre prej saj vetem dashurine e respektin e njerezve. Kjo per nje artist seshte pak..

Pavaresisht se jeni aktor i njohur dhe i talentuar pyetja ime do te ishte disi e guximshme kur do tju thosha Shquheni per poezi

Une nuk shkruaj vargje por te vetmen here qe shkrova ia kam kushtuar ketij qyteti pra Sarandes madje nje kompozitor do te ndertonte nje kenge me keto vargje per nje nga festivalet e pranveres ne Tirane.

Kaq shume jeni magjepsur pas Sarandes Nuk mendoni se po e teproni pak me kete lloj ndjenje gjithsesi

Saranda per mua tani eshte dhe me shume pasi une me nje studio televizive po pergatisim dokumentarin me titull Une njeriu sarandjot ne Qender te Botes mbeshtetur ne te dhena gjeografike dhe ato historike si dhe ne resurset e saj te mrekullueshme e te cuditshme natyrore. Ndertova skenarin mbeshtetur ne nje ese e shkruar nga prof. Doc. Agim Nelaj nje shkencetar ne fushen e mjekesise veterinare dhe njeri i letrave e cila fitoi nje cmim nderkombetar me kete teme.

Ju flisni per qytetin tuaj vetem mbi frymezime artistike dhe ndjesore ne sgaboj apo jo

Historiane dhe njerez te sferave te ndryshme hedhin idene se meridiani 20 i cili percakton se ku gjendet mesi i botesper cudi kalon ne Sarande e ne Butrint se Grinuici eshte nje marreveshje e vete anglezeve. Eumlshte qytet i 40 shenjtoreve nga ka marre dhe emrin. Gjemeni nje vend tjeter ne bote qe te kete 40 shenjtore Jam i sigurt qe nuk do ta gjeni dot se nuk ekziston. Edhe sikur intrige artistike te jete une do ta shfrytezoj kete qe ti bej reklame qytetit tim perle me historine dhe natyren e tij hyjnore e theksoj hyjnore. Gjithe te huajt qe vijne e vizitojne Butrintin shprehen me keto fjale Zoti kete vend e pikturoi me doren e tij. Kjo eshte rezidenca e Zotit Duan te thone ne baze te legjendave te vjetra se ketu diku afer lindi Zeusi. Atje ne Butrint ishte rezidenca e tij. Une nuk jam historian. Une jam artist i cili trajtoj me artin tim keto qe ende mbeten ne kufirin e hipotezes. Historianet le ti sqarojne gjerat. Te gjitha qofshin legjenda por dihet qe nuk mund ngresh mure nese ske toke e gure. Ku ka ze seshte pa gje

Cilat fenomene ndikuan ne shkollimin tuaj per aktor nevoja koha apo deshira per nje te tille

Jeta e bukur e fshatit lendinat e bukura plot bar ku kullotnim kecat e qengjat mblidhnim lule benim kurora per vashat luanim si ne filma thurnim poezi duke zene pozicione te ndryshme neper lendine. Gjenim trungje te prere i vendosnim si stolaimprovizonim skenen dhe prisnim plisa me bar per te krijuar shkallaret per spektatoret. Une i organizoja keto lojera teatralee them se fillesat e para jane atje ne fshatin tim te bukur ne lendine me kurora lule delesh dhe gjethe ulliri ne koke. Shpesh kur ishim duke bere vargjet futeshin delet a kecat gomeret a ndonje qen qe ne i kishim me vetena i prishte gjithe ate pune qe ne e benim me shume seriozitet e deshire.

Le te kthehemi te profesioni juaj qe kam bindjen se e dashuroni me shume se qytetin per te cilin deri tani folet me kaq ngazellim. Ishte nje deshire apo imponim rruga drejt artit

Mendoj se te behesh dicka nuk eshte pune deshire por i detyruar te behesh. Kjo do te thote qe une nuk u bera aktor se kisha deshire. Une kam bindje se kisha lindur per tu bere vetem aktor dhe ndoqa ate qe me kishte percaktuar fati. Pavaresisht se qe te jesh dikush thone duhet 1 talent dhe 99 pune por ajo 1 talent eshte shume e shume me teper se 10 a 20 pune. Pa ate 1 nuk behesh dot ndaj dhe shume deshtojnese ata nuk kane lindur per kete punepor per dicka tjeter. Paaftesia shpesh here eshte mosqenia nga ajo qe duhet te jesh. Kjo ndodhe se ai nuk ndjek instinktin por deshiren e tij e aq me teper ate te imponuar nga te tjeret a rrethanat.

Jam shume kurioz te di se kur krijuat bindjen se juve i perkisnit artit pavaresisht se lindja juaj kishte ndodhur ne nje fshat me hapesira teper te privuar per frymemarrje artistike. Pra ku ndodhi ky besim ne fshat apo me mbrapa si vijuat shkollen e mesme

Mbaj mend njehere ne cezmen e fshatit prinderit me hipnin ne gomar. Poshte kembeve te mia qendronin bucelat per uje. Sa ju afrova burimit pashe grate e burrat qe mbushnin uje bera sikur rashe ne toke nga gomari dhe mbajta frymen. Rreth nje minute nuk levizte asgje te une e dukesha sikur kisha vdekur. Grate qe mbushnin uje lane shtambat filluan te cirrnin faqet dhe te ulerinin si ne tragjedite e vjetra. Pas disa minutash ashtu i vdekur ndersa grate vraponin sdinin clsquote benin u ngrita dhe fillova te vrapoja nga frika se do me vdisnin ne dru per shakane e hidhur. Kymendoj se eshte momenti qe une kuptova disi se kisha lindur te behesha aktor. Fshat ishte e grate filluan te tregonin per vdekjen e ringjalljen time. Ne fund e mbyllnin me fjalet Do behet si ata qe luajne thjatro e filma

Cila ishte ajo rrethane qe vendosi perfundimisht se juve do te perfundonit aktor

Ajo qe vendosi perfundimisht se une do te behesha aktor ishte jo dhe aq rastesi

Dy vellezer nga Saranda erdhen ne fshatin tim enkas per mua pasi kishin degjuar per dhuntite e mia. Njeri ishte regjisor e tjetri trajner volejbolli. Une ne ate kohe shquhesha si nje talent ne teater por dhe ne volejboll. Vellezerit qe te mos ziheshin e per ta zgjidhur me drejtesi moren dy fije bari te vogla dhe mi vune ne dore. Njeri vella ishte pak me i shkurter se tjetri. Une terhoqa fijen e barit me te vogel dhe keshtu u vendos te behesha regjisor kur une kete gje e kisha vendosur shume kohe para fijes se barit. Pas pak muajsh do te shkoja ne shkollen e kultures ne degen regjisor masovik ne Tirane.

Cmund te na tregoni dicka nga jeta tuaj ne skene rolet qe ju kini interpretuar lidhjen e forte qe duket ka lene kujtime te mira e te hidhura

Ne vitin 1986 pasi diplomohem per Agronomi do te nisja studimet ne Akademine e Arteve ne degen e aktrimit dhe ku vertet do te zhvillohet e persoset figura ime si njeri - artist-aktor. Ketu do te njihem e do te punoj me aktore e regjisore te shquar si Timo Flloko nje pedagog i shquar por dhe nje mik i vertete imi i cili do te nguliste tek une te bindurin e vetvetes dhe lojen organike. Vangjush Furxhiu nje yll qe do te ndricoje ne qiellin e artit te teatrit e filmit shqiptar per plastiken e forcen e brendshme shpirterore. Rikard Ljarja do te evidentonte tek une madheshtine e figures ne skene e forcen e fjales. Piro Mani - forcen e te qenit aktiv si dhe Agim Qirjaqi aksentimin e inteligjencen e fjales e te mendimit te qarte e fuqishem. Viktor Zhusti tekniken dhe zgjuarsine e te thenit te fjales. Vladimir Prifti lojen e thjeshte ate filmike si dhe Pellumb Kulla se si behet humori serioz pa bertitje e jo banaleprerjen komike te personazhi dramatik.

Cfare figurash keni interpretuar ne akademine e arteve ku keto ikona te artit shqiptar paskan konstatuar te ju cilesi te tilla qe te ngazellejne per cka te ka falur natyra fillimisht

Ne Akademi do te interpretoja figura te fuqishme te dramaturgjise boterore si Besmenovi tek drama e Maksim Gorkit Mikroborgjezet apo gjykatesi Denforth tek drama Shtrigat e Salemit - te autorit amerikan Artur Miler. Filimoni tek Njeriu qe pa vdekjen me sy te Viktor Eftimiut Rakipin shurdh tek komedia e Pellumb Kulles E bukur shtepi e vjeter ku realizova nje karakter te plote ne kufijte e figures artistike.

Cili ka qene emerimi juaj i pare apo e thene ndryshe fillimi i punes suaj artistike pas diplomimit

Une prej vitit 1990 pasi refuzova te shkoj ne teatrin Skampa ne Elbasan per arsye se ate kohe une sapo mora diplomen njerezit hyne neper ambasada te ndryshme koha ishte shume e tensionuar e une do te shkoja prane familjes ne Sarande.

Qysh prej diplomimit keni ne Sarande

E qysh prej shtatorit te vitit 1990 e deri me sot punoj prane teatrit ne Sarande si aktor-regjisor-skenarist.

Vec interpretimit te kesaj periudhe kaq te gjate ne kete profesion teper te vecante keni pasur krijimtari konkrete artistike

Kam shkruar e vene ne skene duke qene vete aktori kryesor ne keto premiera Po te mos kesh koke Nje shqiptar ne hene No coment Syri jeshil ne kohe te trete si dhe komedite Marrezia e nje te mencuri Amaneti i nenes Dhendri nga Amerika si dhe komedi me nje akt Vaji i dashurise Kengen ma degjoni neser Gjyq ne fund te shekullit dhe Krijimi i Partise Lakuriqe. Ne vitin 1992 kam vendosur me shume sukses komedine e nobelistit te njohur Italian Dario Fo Jo te gjithe hajdutet vijne per te keq

Ne vitin 1993 kam ngritur ne skene komedine e Jani Durit Konti i Monte Petrelesdhe ku do te isha vete aktor protagonist.

E keni lene disi jashte gjinine e estrades kur ne qytetin tuaj ishte e njejta trupe apo gabohem

Kuptohet qe te dhenat e mia psikofizike nuk ishin per nje gjini si Estrada megjithese them se e kam kryer me shume sukses detyren time qofte si aktor regjisor apo skenarist duke sjelle nje fryme te re interpretimi nje konceptim bashkekohor nga stili i te shkruarit dhe ana regjisoriale.

Dhe ju perpiu pasioni dhe praktika ne linjen e tragjedise

E duke pare cilesite e mia qe ishin prane nje aktori te vertete teatri te mirefillte kerkova prej nje mikut tim regjisor te cilin vite me pare e kisha pergatitur per te konkurruar ne degen e regjise ne Akademine e Arteve te gjendej nje menyre te bashkepunoja me te ne nje veper teatrale qofte komedi drame apo dhe tragjedi.

Ne vitin 2003 ne Sarande regjisori tanime i njohur i tragjedive Antigona dhe Medea dhe miku im i vertete Mikel Kalemi do te niste punen per vendosjen ne skenen e Butrintit tragjedine e Sofokliut Antigona - une do te interpretoja rolin kryesor ate te Kreontit.

Po rolet e tjera kryesore kush i lozte

Ne rolin e Antigones do te interpretonte aktorja tanime e njohur pedagoge e artit skenik ne Akademine e Arteve Rozi Kostani ndersa ate te motres se Antigones Ismenes regjisorja dhe aktorja e njohur Sonila Ulqinaku.

Ku u shfaq kjo tragjedi

Kjo tragjedi u shfaq ne Festivalin Nderkombetar te Teatrove Butrinti 2000. Ishte nje nga netet me te bukura jo vetem te miat por te vete teatrit shqiptar. Publiku kishte mbushur cdo cep te amfiteatrit si asnjehere tjeter. Ishte e para tragjedi e konceptuar e ndertuar me elemente moderne nje risi ne historine e teatrit te ri shqiptar.

Kush regjistrohet si sukses tjeter pas kesaj

Ne vitin 2004 regjisori i njohur e i talentuar Spiro Duni morri rrugen per ne Sarande si nje miku im i vjeter per te vene ne skene komedine e autorit kroat Miro Gavran Burri i gruas sime. Une do te interpretoja ne rolin e Tonit. Nje nga tre personazhet dy ishin burra dhe nje femer.

Pas shfaqjeve te suksesshme te kesaj komedie ne Sarande do te shkonim turne ne Elbasan. Atje u pritem me shume sukses.

Kjo ishte e fundit qe mund tju kete lene kaq mbresa

Ne vitin 2006 ish aktori i teatrit Kombetar dhe per 30 vjet spikeri i lajmeve ne TVSH nje miku im i vertete te cilit i detyrohem shume per cfare ai ka bere- Shefqet Bregu erdhi ne Sarande dhe vuri ne skene monodramen I cmenduri qe behet mbret-pershtatur prej tregimit te Nikollaj Gogolit Ditari i nje te cmenduri. une do te interpretoja per nje ore e ca i vetem ne skene rolin e Poprishinit. Publiku e priti me shume dashuri.

Me tej zoti Nika

Ne vitin 2007 kritiku i teatrit Josif Papagjoni do te vendosi pjesen e shkruar prej tij Eumlnderr apo zhgjenderr. Une interpretova me sukses rolin e Zotit.

Duke pasur parasysh se jeni nje aktor profesionist qe i perkisni trupes se nje rrethi madje te larget sic eshte Saranda une do tju pyesja nese keni pasur rastin te jepni shfaqje ne Teatrin Kombetar

Ne vitin 2008 ftohem prej regjisorit Mikel Kalemi ne Tirane i cili pas suksesit te madh me tragjedine Medeado te shfaqte ne Teatrin Kombetar dramen gjermane te Tankred Dost Kthesa perkthyer nga regjisori i njohur Kastriot Cipi perkthyes i komedise Burri i gruas sime gjithashtu. Une do te interpretoja rolin e viktimes - te zevendesministrit te transporteve doktor Erik Krigbaum i cili ne fund te vepres vritet nga dy vellezerit interpretuar mjeshterisht nga Saimir Braho dhe Gentian Zenelaj.

Realizimet e fundit qe mund ti keni arritur apo jeni ne proces

Tani se fundi ne bashkepunim me teatrin Bylis u vune ne skene nga regjisori i ketij teatri Klajdi Marku dy komedi te autorit te viteve lsquo30 Kristo Floqi si Vellazeri me interes dhe komedine tjeter Zi e me zi - Interpretova me kenaqesi rolin e Mitit.

Cfare vendi ze filmi dokumentar ne krijimtarine tuaj

Kam realizuar rreth kater dokumentare kushtuar figurave te ndryshme historike kombetare me skenar dhe regji te realizuar nga une.

Ne proces

Me nje studio private kam realizuar gjithashtu formatin televiziv Pak drite me poezi te ndertuara ne forme klipi ne vendet me te bukura perreth Sarandes i cili ka pasur shume sukses ne disa televizione lokale te Jugut shqiptar.

Ne kalane e Lekuresit kam realizuar nje Miss bukurie dhe nje sfilate mode.

A jeni zhgenjyer ndonjehere gjate karrieres Ne se po pyetja vijon se pse dhe nga kush

Sigurisht dhe jam zhgenjyer. Kjo vjen se ata zhgenjyesit jane karaktere te dobeta qe tundohen nga paraja a dicka tjeter jane te lidhur me egon e tyre a interesa te vogla tejet meskine por une me ate zemren e madhe qe me ka dhene natyra i kam pertypur - jo dhe kaq lehte por i kam pertypur. Ata qe me sulmojne hapur luftoj ti fitoj e nje dite mund te behen miq te mi ndersa ata qe i kam miq e te zhgenjejne i kam falur por nuk dua ti kem me prane ne ndertimin e endrrave te mia. Sa per emrat nuk ia vlen nuk do te ishte e udhes nje gje e tille. Pse te shkruajme emra qe vete jeta po i shuan

Sot veme re mergim te inteligjences dhe talenteve te mirefillta ne disa fusha te artit Ndersa ju jo Cfare ju ka shtyre per te mos e lene vendlindjen aq me teper Saranden

Kjo bote thone eshte mister. Jo cdo gje ne arrijme ta shpjegojme si fenomenet natyrore dhe ato shpirterore. Megjithese duket se per cdo hap e gje ne jete i marrim vendimet vete. Mendoj se ka momente jo te pakta gjate jetes sone qe ne na drejton jo koshienca por nje force e brendshme e panjohur. Une vete akoma nuk e di te sakte se cfare qe ajo gje ose ai kompleks gjerash qe me mbajten ketu te mberthyer shume miq te mi e njerez sakrifikuan jeten e tyre per tu larguar nga ky vend. Le ta leme disi misterin e paracaktimit te gjerave qe ne lindje - gjyshja ime e mire derisa i mbylli syte me thoshte Mundohu sa te duash cdo gje eshte e shkruar qe ne bark te nenes. Ndoshta eshte dhe keshtu Une do te radhis disa arsye qe mendoj se me mbajten fort te mberthyer ketu ne Sarande Deshira per te mos i lene prinderit qe me rriten me shume sakrifica e mundime. Jeta ime e veshtire neper shkolla. Une do te njihja rreth tri perjashtime per shfaqje te huaja. Me 2 korrik 1990 une do te merrja diplomen dhe emerimin si aktor ne qytetin e Sarandes. U realizuan endrrat baze qysh ne femini te isha ne Sarande - te behesha aktor. Mundimet e stermedha qe kalova per tu bere nje aktor nuk doja ti hidhja kaq shpejt poshte ti flakja. Frika e ikjes drejt se panjohures mund ta humbisja endrren. Mosdija e gjuheve te huaja si do flisja ne nje gjuhe tjeter mosha ime jopremtuese 31 vjec. Riskimet ne kete moshe behen te veshtira. Njohja me njeriun e zemres me te cilen ne vitin lsquo92 lidha jeten. Nje Shqiperi e re po ndertohej shikoja gjerat si rriteshin me veshtiresi sfida por rriteshin dicka po ndryshonte. Duke pasur nje etje te madhe per skenen fillova te ndertoja ide dhe njerez te rinj - per nje teater modern ne Sarande ne ato vite kur ne teatrot e tjera shqiptare gjithcka ishte paralizuar.

U ndie kontributi juaj ne skenen e Sarandes pas ardhjes suaj

Perpiqesha nate e dite te sillja gjera te reja te reja per ne ketu se bota kishte vite qe i kish trajtuar. Por ne kushte e rrethana te reja si ne forme e ne permbajtje. Fillova te eksperimentoja te thyeja disa tabu te frikshme. Kjo me bente te ndihesha mire.

Thate se ushtrimin e interpretimit profesionist e keni filluar ne Sarande ne vitin 1990 gje qe lidhet pikerisht me fillimin e levizjeve demokratike apo me mire te thuash fillimi i te shprehurit te mendimit ndryshe. Cili eshte interpretimi juaj i pare politik apo krijimi politik i pare qe dua te them per momentet kur keni interpretuar figurat e larte politike te Shqiperise komuniste. Sigurisht nese keni pasur dhe kur

Mund te them se skecin e pare politik eshte vene ne skene nga une ne mars te vitit 1991. Interpretoja figuren e Enverit ndersa ate te nje prej anetareve te Byrose Politike do ta interpretonte aktori tanime teper i njohur i talentuar i humorit Agron Llakaj i cili mbronte diplomen ne Sarande.

Po tabute e guximshme i keni prekur

Thyerja e nje tabuje tjeter ishte elementi i nudizmit ku une do te vija ne skene nje fragment nga Shakaja e Milan Kunderes.

Pas ketyre thyerjeve hapej nje sipar i ri per tematiken e teatrit ne te ardhmen. Cili eshte kontributi jua ne kete kthese te papritur qe mori tere shoqeria shqiptare

Mendovaqe te realizohet nje teater i ri duhen aktore me mendesi te reja e nje teknike bashkekohore. Keshtu fillova te punoja me djem te rinj ne gjimnazin e qytetit duke i mbajtur prane duke u folur per teatrin e aktivizuar ne trupen profesioniste dhe duke pergatitur ata per ne konkurset e artit skenik ne Akademine e Arteve. Shume prej tyre sot jane te njohur jo vetem ne skenen shqiptare por dhe ate evropiane e me gjere. Ai qe do te hapte siparin eshte sot aktori i njohur shqiptaro-grek Laert Vasili se fundi interpretoi ne Teatrin Kombetar ne Tirane Orestin tek Elektra e Sofokliut. Pas tij do te vijne dhe 12 te tjere studiuan ne deget per aktore dhe regjisore. Sot ata punojne ne teatrot dhe ne televizione te ndryshme ne Tirane. Njeri prej tyre eshte regjisori i talentuar i skenes shqiptare qe vuri ne skene Antigonen e Sofokliut dhe Medean e Euripidit dhe u cmua me cmimin Kult - si regjisori me i mire i vitit. Une kisha nje qytet te lakmuar nga bota me 266 dite diell nje det e nje mal te bukur. Une kisha nje enderr kisha nje diplome kisha nje skene kisha te rinj te etur per tu bere aktore kisha pasion ndihesha i zoti. Une isha tanime ne nje kohe te re qe quhej demokraci. Une isha i lire Cme mungonte Bota e huaj per shume kohe armike dhe e panjohur per ne tani po vinte drejt nesh. Nje dite une do te shkoja ta shihja e ta njihja. Dhe vertet kur e pashe fatkeqesisht u perballa ne fillim me elemente negative qe ka vet shoqeria e kapitalit dhe u zhgenjeva ne disa gjera qe per mua jane themeli i jetes. U ktheva perfundimisht ne qytetin tim krijova familjen time. Nje pjese te madhe te suksesit rritjes sime si njeri e artist ia dedikoj asaj dhe vetem asajqe per mua eshte gjeja me e shtrenjte. Keto mendoj se jane nje mori arsyesh e qe mund te jene plot te tjera bene qe une te mos largohem nga ky qytet. Sot po behem gati te xhiroj per ti thene vetes te tjereve gjithe botes se qyteti im jo vetem qe eshte shume i bukur por ai eshte dhe Mesi i Botes qesh.

Cfare beni aktualisht Cfare pret publiku nga ju ne artin skenik

Sic thashe edhe me lartune kam filluar xhirimet per realizimin e dokumentarit artistik me elemente filmike pasi eshte i ndertuar ne dy aktore dhe vete autori i esese.

Gjate muajit gusht do te interpretoj figuren e Sokratit te shkruar prej Platonitne amfiteatrin e Finiqit nje amfiteater i sapo germuar dhe nje nga me te medhenjte e Mesdheut.

Gjithashtupo pergatis nje puntate te dyte te realizimit televiziv Pak drite me poezi te autoreve vendas e te huajne qytetin e Sarandes dhe pikat e bukura turistike ne rrethinat e saj.

Gjithashtu me eshte ofruar nje rol ne nje film dhe pres te fillojne xhirimet se shpejti ne Tirane.

Keto jane planet e mia artistike per kete vitpa harruar nje spektakel kushtuar Nene Terezeskesaj gruaje hyjnore.

Mjeshter para do kohe pashe nje interpretimin tuaj brilant te vargjeve te Omar Khajamit. Cfare iu ka shtyre ti interpretoni ato

Une gezohem qe ju Rubairat e Omar Khajam e cilesoni nje interpretim brilant te realizuar prej meje.

Shkak u be nje show me rastin e dites se San Valentinit qe une ti rikthehesha ketyre vargjeve. Por une nuk pashe tek ai i madhi Omer cudi Omeret jane gjithmone te famshem thjesht dy vargjet mit pi kupa e puth cupa por shume me gjere dashurine per jeten i gezohej jetes dhe nje nga kenaqesite e kesaj bote ishte femra dhe vera. Nuk ishte gje e repor e thene bukur. Une i ndertova si nje si poezi vargjet me te bukura sipas mendjes sime ato jane te gjitha te bukura dhe pata kontaktin e pare me publikun. Ata e pelqyen pa mase. Menjehere pas kesaj do ta regjistroja ne natyre ne nje ambient lokali te vjeter me nje studio televizive ketu ne Sarande.

Edhe nese do te ishte jashte natyres sime une perseri do ta interpretoja pavaresisht se une mund te kem nje koncept tjeter per ate cka flitet ne vargje Jo gjithmone aktori interpreton personazhe konceptefenomene e vargje qe ai i do.

Cdo te thote per ju te qenet aktor

Une aktorin e krahasoj me nje qiri qe digjet per te ndricuar te tjeret. Askujt nuk i shkon ne mendje qe qiriri digjet per te ndricuar veten e vet ajo qe te vjen ne mendje eshte se ai vete digjet thjesht vetem per te ndricuar te tjeret. Ky eshte e duhet te jete misioni i veshtire por i bukur i aktorit. Dhe kur aktori perpiqet te ndricoje veten ai djeg veten e te tjeret.qesh. Kam interpretuar njerez vrases ndersa vete une e urrej krimin torturohem qe te ndricoj per te tjeret. Nese une do te isha vete nje vrasesme siguri askush nuk do te vinte te me shikonte mua ne skene te bente katarsis mund te pastrohej jo si shpirt por si trup..

Pastaj une i adhuroj perkthimet e te madhit Noli ashtu si dhe krijimet e tij.

Duke pare energjitedhuntite e forcen time emocionale si aktormendova se mund ti sjelle njerezve keto vargje brilante per dashurinefemrenveren e gezimin per jetene them se nuk gabova.

Ceshte dashuria per ju Cilat jane dashurite tuaja Sa i ruani ato brenda shpirtit e talentit tuaj si relikte te cmuara Kur nje njeri e ndien se ka te tilla ne jete

Dashuria per mua eshte ndjenja me perfekte eshte aksi qe mban e drejton cdo gje dhe vete boteneshte shtylla vertebrore e gjerave. Dashuria eshte oksigjeni i jetes. Dashuria e paree vertete e vetme dhe e fundit eshte ajo qe quhet gruaja e ime.

Dashuria jane dy femijet e mi qe me bejne te jetojqe me frymezojne per tu ngjitur ne lartesi te reja per te ndertuar e realizuar vlera per njerezit.

Dashuri eshte atdheu qe me jep nje identitet te vecante me historine e traditat e tij e me ben te ndihem krenarse kam nje toke ku lindaku u rrita e kuptova botenku shkrij veten timeku iki e me mungon e kthehem e gjej prehjeku nje dite do te hyje thelle brenda tij per tu bere njesh me te gjer ne perjetesi.

Dashuri eshte nena dhe babai qe me sollenme rriten me lane e do te presin tu vete.

Dashuri eshte gjuha shqipe qe buron e rrjedh kaq bukur tek une kaq bukur qe me nderon ne cdo hap te jetes sime.

Dashuri eshte qyteti im rruga qe shkoj cdo dite ne teater nga buzedeti ku pulebardhat behen nje me qiellin e detin me krahet e tyre ngrihen e ulen.

Dashuri eshte teatri qe perpiqet te pastroje shpirtrat edhe pse ai vet gjate rruges behet pis nga ata qe sdine e sduan.

Dashuri jane vlerat njerezore qe nga koha nje.

Dashuri jane njeriu dhe natyra megjithese te dy jo pak here harbuterisht demtojne njeri-tjetrin.

Dashuri eshte gjithcka ka krijuar Zoti ne nje harmoni te perkryer.

Dashuri e dashurive eshte vete Zoti busulla e jetes sime ku pa te sdo te isha ky qe jam sot. Cdo gje ne jeten time buron vetem prej dashurise se tij.

Keto jane dashurite e mia me to dashuri ne qender eshte besimi levizin malet vetem me nje komande e jo me vargjet e nje poezie apo tragjedie Duket si nje ese per dashurine por nuk eshte ese - eshte nje realitet

Une do te quaja nje aktor i mbijeteses. Deshiroj te di si jeni ndjere perballe botes se artit te frikshmesfidashmediokritetit klaneve hipokriteve qe nuk besonin apo benin sikur nuk besonin ne forcen e talentit tuaj

Une si natyre jam nga ata qe nuk shoh lartesine dhe veshtiresine e ngjitjespor perpiqem vetem te arrije atje ku une dua te arrij. Sigurisht nese je dikushnje njeri me vlera ne cdo fushe atehere dihet bota e lige behet xheloze e tremb vlera jote ndihet i vogel para tejeose fare i panjohur e terbon ngritja e ngjitja e jote ai mundohet te te shkaterroje me te gjitha format ne se ty nuk i shkon pas ujerave. Te shpalle lufte te hapur e here te fshehte duke mos dale vete ne drite duke shfrytezuar gjithcka ka ne dore nga privimi i projekteve prerje rroge ta ben jeten te veshtire ndonje intrige te ndyre ti ose do te dorezohesh e te behesh si ata te mjeret qe vetem i turin temena atij ose do te shkaterrohesh menderishte te largohesh ne pritje te nje rrethane te re pret te jene drejtues me shpirt-artisti kolege me nje dimension me te gjere shpirteror dhe profesional. Por ato ndodhin teper rralle te kesh drejtues dhe kolege fisnike me zemer te madhe e mendje te ndritur. Do te duhet te fillosh perseri kalvarin e mundimeve te te vuajtjes. Jeta ime ka qene ashtu sic e pershkruaj me lart qysh ne bangat e shkolles se mesme. Une u perjashtova tri here prej saj duke filluar per regjisor vazhduar per zooteknike mbarova per agronom. Ne institut nuk do te me pranonin dy here vete ata qe flisnin se une isha nje talent e me te ardhme. Ketu gjej rastin te falenderoj te nderuarin Agim Qiriaqi - U prehte ne paqe - qe do te me ndihmonte qe une te hyja ne shkolledhe sidomos aktorin e madh Robert Ndrenika. Do te filloja pune dhe do te perballesha me perjashtime nga puna per gjera banale nga njerez shpirtligj e pa horizont e kur familja ime mbetej pa asnje te ardhur se nese i paafti eshte i lig nuk ka fantazi pozitive ai ka nje fantazi tjeter tejet negativeqofte primitive jo nuk mendon te rregulloje punet por vetem plot mllef dinakeriligesi e terbim mendon e lufton te te shkaterroje punen e jeten tende e pse jo familjendhe nese ndodh kjo ndihet i fituar. O tempora o mores. Ai nuk te sulmon kur ti je i paaftejo ai e di qe ti je i afte dhe ndaj te sulmon. Ai bashkohet me te ligjte e te paaftet ruajna zot se cfare si punon mendja. Une i qendrova stoik qellimit tim ne cdo kohe duke i studiuar mire aftesite e mia epersite e miapikat e dobeta te kundershtarit dhe pikat e forta ku mund te beheshim bashkepunetore per ti shfrytezuar ne qellimet e mia studiova etjen e njerezve shijen e asaj cka donin tu servirej. Kalita durimin te gelltisja embel disa gjera duke bere nje sy qorr e nje vesh shurdh dhe realizova gjera qe ata nuk i mendonin e jo ti arrinin. Nje nga arsyet e qendrimit ketu ne kete qytet eshte dhe vendosja e nje tavani profesional thyerja e tabuse qe ne province nuk behen gjera te medha. Kete e thone njerezit e vegjel se dhe budallenjte e kuptojne qe edhe ne province behen gjera te medha qesh.

Cfare ju ngacmon te interpretoni figura te shquara te botes se artit

E kam te veshtire ta perkufizoj ne pak fjale por mendoj se nuhatja eshte nje nga kryecilesite per nje person qe ti mbijetoje kohes. Une perpiqem te nuhas vleren te bukuren te kohes dhe kjo eshte hapi i pare dhe shume i rendesishem. Pastaj vjen hapi final interpretimi i vleres bukur e mbi te gjitha ne kohe.

E zakonisht kete vlere si vera e vjeter e kane ata qe i kane rezistuar koherave qe nuk jane vec njerezit e medhenj te botes se artit. Artisti vleren qe u ka rezistuar koherave duhet ta konvertoje embel bukur e pa e demtuar por e pse jo ta sjelle ne ate menyre qe te thuhet se ai e ka shkruar per kete kohe. Kjo gje behet vetem me vlera e keto i kane vetem njerezit e shquar.

Po te shikosh ne cdo sallon shtepie a te nje lokali gjithmone parapelqejne pikturen ikonen prej druri a skulpturen e vjeter. Njerezit vrapojne te vizitojne te vjetren. Sigurisht koha jone ka vlera te medha ne art por le tia leme kohes ti nxjerre ne brigjet e saj. Nese ato do te dalindo te quhen te vjetra e dikush tjeter si une do ti interpretoj qesh.

Ndoshta dhe cilesite e mia psikofizike ndikojne ne kete perzgjedhje. Bashke me vleren e mbijetuar dhe une duke i interpretuar ato ndoshta do tu mbijetoj koheve.

Ju beni edhe punen e regjisorit edhe te skenaristit. Si ndiheni tashme

Une tani jam ne detyren e regjisorit skenaristit dhe sigurisht te aktorit ne Qendren kulturore te qytetit te Sarandes.

Ligesia nuk shteron kurre te mos themi qe ajo ka caste qe shperthen si digat kur fryhen ne dimer. Por nga nje ane jane keta te ligj qe pa dashur me kane bere te jem i kujdesshem i matur dhe tejet profesional ata te mbajne zgjuar e te mos flesh mbi dafina. Edhe te ligjte te ndihmojne e duhen falenderuar per ligesine e tyre qesh.

Si e shikoni te ardhmen e karrieres suaj

Jo dhe aq me drite. Te veshtire si gjithnje por une mesuar jam. Per sa kohe do te kem energji dua qe ti jap perparesi fushes se aktrimit e te realizoj role te medha te dramaturgjise boterore te realizoj gjithashtu edhe ne filma ku veten e ndjej disi te pafat por jane disa arsye qe skane te bejne me anen profesionale por me ate gjeografike.

Kur te mos kem kete force aktoriale per arsye te moshes e lodhjes mendoj ti kushtohem perfundimisht regjisures. Nje nga endrrat e mia eshte te realizoj nje shfaqje me te gjithe ata aktore qe kam nxjerre me duart e mia ne kete qytet nese eshte e mundur e nese ata do te behen ne nje mendje. Eumlshte e bukur regjia

Je krijues je nje zot i vogel qe e nderton boten ashtu sic ti e mendon per ti ardhur ne ndihme njerezimit qe ata njerezit te kenaqen e te bejne katarsis ashtu si ne poezite tuaja te mrekullueshme qe pasi i lexon kthjellohesh si nje i dehur pas pijes dhe pyet veten se ku gjendesh ne raport me veten tjetrin e shoqerine e bukur regjia. Jo te gjithe aktoret e regjisoret me diplome mund ta bejne. Ajo eshte nje dhunti perendie. Kerkon fantazi fantazi fantazi. E cfare nuk kerkon fantazi A nuk do dhe vete dashuria familja puna e jeta Gjithcka do fantazi pozitive Me trembin njerezit qe nuk kane fantazi. Ata i bien shkurt si dhe ata qe kane ate negative ceshtje karakteri. Pastaj duhet te jesh erudit. Te kesh nje shpirt te madh e te gjere nje menyre komunikimi te ngrohte e jo te lodhshme e te perfaqesosh denjesisht ate i cili ti jehellip E bukur dhe e veshtire regjia e vertete por kur ia arrin - Eureka.

A urren mjeshteri

Njeri eshte edhe ai me mish e me gjak madje shume me i ndjeshem se te tjeret. Nese rrethanat e sjellin qe te mund te urreje dike nuk hakmerrem ndaj tij madje kam forcen te fal por nuk kam deshire te bashkepunoj me me te.

Njerezit e medhenj quhen te thjeshtet ata kokulurit sjellin vlera per njerezimin ata qe shohin nga larg ate qe te tjeret e kane para syve e nuk e shohin dot. Keta mjeshtra te medhenj nuk i ndertojne gjerat ne urrejtje por ne dashuri per ta mundur urrejtjen.

Sa ju ka mbeshtetur familja ne promovimin e vlerave tuaja skenike

Prinderit e mi ne hapat e pare nuk e kuptuan deshiren time se une do te shkoja per nje dege si regjisura. Ata nuk e dinin cfare ishte kjo dege. Prinderit deshironin qe une te behesha doktor por me pas e kuptuan e kane bere te pamunduren qe une te mos i lija studimet pergjysme. Duke qene te varfer per kete nena ime mblidhte letra libra e gazeta neper rruge lule e bime mjekesore per ti shiturqe te mund te perballoja jetesen gjate viteve te studimit ne Tirane.

Ndersa per sa i perket familjes sime gruaja dhe dy femijet ata me bejne qe sot jam ky njeri dhe artist. Megjithese une mund ti kem sjelle andralla nga qetesia absolute qe une dua kur studioj apo kur do te punoj monologe e ushtrime teknike me ze ata kurre nuk shfaqen shenja lodhjeje e merzitjejepor vetem prisnin oren kur do te luhej shfaqja. Ata do te ishin e jane te paret spektatore. Djemte e mi kane ndjekur te gjitha shfaqjet e mia ne Sarande Tirane dhe ne Butrint. Ne amfiteatrin e Butrintit qysh prej moshes tre vjec kane ndjekur rreth 80 vepra teatrore per cudi asnjehere nuk ka ndodhur qe ata te bejne me te voglen zhurme kur mendon qe ato jane vepra tragjike e kerkojne nje qetesi absolute.

Me kujtohet ne nje shfaqje nje trupe e shtetit fqinj duke interpretuar ne skene tragjedine Antigona te Sofokliut nis nje stuhi e papare qe ngrinte gjithcka ne ajer. Shume prej te pranishmeve u larguan u futen poshte pemeve e me pas iken me makinat e tyre ndersa aktoret e medhenj si Kadri Rroshi e disa te tjere per te respektuar ata aktore qe interpretonin ne skene mes shiut dhe eres duke qare nga inativuri re dhe djemte e mi qe dridheshin nga te ftohtit. Ai nxori dy qeska plasmasi te mbetura kushedi pse ne xhepin e tij dhe faqet e nje gazete qe kishte me vete ua vuri te dy djemve te mi ne gjoks e kurriz qe te mos i rrihte era. Djemte e mi te privilegjuar ndoshta nga une por mbi te gjitha nga sjellja e tyre ishin bere miq te legjendave te teatrit si Margarita Xhepes Violeta Manushit Drita Pelingut. Ata u rriten me dashurine e perkedheljen e tyre. Kjo gje mua me frymezon. Besoj jane keto impresione punet e mia qe bej ne skene a ne filma ku ata jo pak here do te jene dhe si aktore te vegjel te pakten nese nuk u bene artiste do te jene artiste ne shpirt e spektatore te kulturuar qesh.

Mesazhi juaj per talentet e rejahellip

Kur une ne Facebook vura nje video te aktorit te madh Agim Qiriaqi diten e vdekjes se parakohshme te tij erdhen shume mesazhe por nje prej tyre me beri shume pershtypje. Ne te thuhej Iku nje artist bio

Pra po ikin ata te sinqertet te perkushtuarit te sakrifices qe vertet shkrine talentin energjite e shpirtit te mendjes e trupit per te sjelle vlera qe ti rezistojne kohes. Nje nga ata qe ishte gati te sakrifikonte dhe jeten e tij ne xhirime skenash te veshtira dhe jo me ti kushtonte me te shumten e kohes teatrit.

Iku nje artist i llojit bio ku gdhiheshin me net te tera ne studiot e vogla te Institutit per te realizuar detyren aktoriale. Ndersa sot jo per nostalgji te kohes tyre e time si student por per hir te realitetit te hidhur kur shkon ne auditoret e artit skenik te vjen turp e ndihesh keq studentet vetem pine alkool e duhan madje gjysme ore para shfaqjes.

Arti i aktorit kerkon disipline e ku thuhet me te forte si ajo ushtarake. Ai kerkon nje mendje te ndricuar me nje kulture te larte nje trup te pergatitur e pse jo ne kufijte e nje sportisti e te nje balerini kerkon nje pune gjigante me frymemarrjen dhe tekniken e zerit. Mbi te gjitha kerkon njerez me moral te larte shoqeror se si mund te jape drite e kenaqesi nje njeri me erresire ne mendje e shpirt. Syri i tij ka humbur hyjnine. Teatri dhe tempujt e besimit kane pak a shume te njejtin mision te bejne katarsis ne shpirtrat e njerezve. Nje element tjeter baze eshte sinqeriteti dhe besimi ne energjite e tua. Si do te bindesh ti nga une kur une vete sjam i bindur per ate qe bej. Nese kerkon ta fshehesh kete te vertete te hidhur ke humbur sinqeritetin. Ketu fillon mashtrimi. Gjeja e pare qe e lashe per ne fund duhet te beje nje i ri per aktor eshte te njohe vetveten ne pikat e forta dhe ato te dobeta. Kete mund ta bej nje specialist i zoti i duruar por edhe i sinqerte ne gjykimin e tij. Nese kjo behet dhe kandidati per student apo studenti per aktor bindet i pranon i merr seriozisht perpiqet me shume mund e djerse te forcoje pikat e forta dhe te dobesoje pikat e dobeta atehere jemi ne rruge te mbare. Ti fshehesh te verteten studentit per aktorper arsye te ndryshmeapo se je i paafte te arrish ti besh skaner - do te thote ti shkaterrosh jeten e te ardhmen. Njihe vetveten e prano te verteten e gjerave. Mos e genje vetveten se do vuash deri ne kufijte e shkaterrimit te saj. Nese vertet kerkon te behesh dikush ne artin e aktorit e te lesh nje gjurme vetem keshtu mund te behesh e vetem keshtu gjurma mund te lihet.

Cfare ju ka mbetur peng qe deshironi ta interpretoni

Une do te thosha qe nga Hamleti por do ta kaloj kete dhe do te shkoj ne nje figure madhore e pra ajo qe mbetet per mua enderr jo dhe aq enderr se une besoj qe nje dite do ta realizoj eshte Edipi mbret.

Mjeshter hobi e pasioni juaj

Nje nga hobet e mia

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›