Deputetet ne Kuvend per kufizimin e imunitetit

Paraditen e 6 gushtit, në orën dhjetë Parlamenti mblidhet në një seancë të posaçme plenare, me një pikë të vetme në rendin e ditës, draftin e kufizimit të imunitetit. Seanca mbahet kur sesioni normal i Parlamentit ka përfunduar, por drafti për rishikimin e Kushtetutës, sipas Rregullores së Kuvendit e bën të detyrueshme mbledhjen dhe votimin e Kuvendit në këtë datë.
Neni 77/b, sipas ndryshimit të propozuar nga socialistët në 2008-ën, parashikon që raporti i Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, trupa që shqyrton propozimet për ndryshime kushtetuese, nuk mund të votohet dy javë para apo tre javë pas paraqitjes së tij.
E gjithë kjo, siç u ra dakord në Konferencën e Kryetarëve dhe në seancën plenare të 12 korrikut, të con në mënyrë të pashmangshme tek data 6 gusht për votimin për kufizimin e imunitetit. Opozita, ndonëse do të jetë e pranishme në sallë, nuk e pranon këtë datë për votimin e draftit konsensual. Sapo ai u finalizua, Partia Socialiste tha se për të data 6 gusht nuk përfaqëson asgjë dhe se ajo u caktua njëanshëm nga mazhoranca.
Por shumica qeverisëse 6 gushtin e konsideron datë historike, pasi Shqipëria ka mundësi që të hedhë një hap të rëndësishëm para në kuadër të luftës antikorrupsion, duke kufizuar imunitetin zyrtarëve të saj, si një kusht kryesor në rekomandimin e 8-të të Komisionit Europian në këtë drejtim.
Përmbushja e këtij kushti, sikundër vë në dukje mazhoranca do të mundësonte që vendi të marrë statusin kandidat në vjeshtë.
Opozita ka si kusht për miratimin e kufizimit të imunitetit shqyrtimin e një nisme tjetër që e dorëzoi paralelisht dhe që ka të bëjë zgjedhjen me shumicë të cilësuar votash të të gjithë krerëve dhe anëtarëve të organeve kushtetuese.
Me arsyetimin se ky propozim përkthehet në një parim antidemokratik të vendosjes së pushtetit të pakicës mbi shumicën, kryeministri i ka thënë jo kësaj nisme, ndonëse shqyrtimi i saj do të ndjekë të gjithë hapat që përcakton regullorja e Kuvendit, siç ka garantuar kryeparlamentarja Topalli. Drafti që kalon në seancën e së hënës parashikon kufizimin e imunitetit për parlamentarët dhe të gjithë zyrtarët e lartë që e gëzojnë atë. Nëse do të votohej, ata do të mbroheshin me imunitet vetëm në ushtrimin e funksioneve të tyre. Prokuroria mund t’i hetonte zyrtarët pa i njoftuar dhe kërkuar heqje imuniteti nga Kuvendi. Autorizimi i Kuvendit do të kërkohet vetëm për rastin e kontrollit të banesës ose të arrestimit. Ky ishte varianti i propozuar nga socialistët dhe i pranuar nga demokratët, ndonëse mazhoranca, sipas sugjerimit të misionit Euralius dhe projektit antikorrupsion PACA, ishte në favor të autorizimit nga Kuvendi vetëm për arrestimin, por jo për kontrollin e banesës.