E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imunitetit, nesër seanca, votimi i pasigurtë

Këtë të hënë pritet të mblidhet Parlamenti në seancën e vecantë për votimin e ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imuniteit të zyrtarëve të lartë. Data, e cila është përcaktuar jashtë kalendarit normal të punimeve parlamentare, është vendosur nga Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare.

Megjithëse mazhoranca edhe opzoita kanë miratuar një draft të përbashkët në Këshillin e legjislacionit dhe komisionin e ligjeve për këtë cështje, sërish qëndrimi i opozitës mbetet për tu verifikuar gjatë seancës plenare, pasi kërkon që ndryshimet kushtetuese mos të përfshijnë vetëm heqjen e imunitetit të zyrtarëve, por të bëhen ndryshime të plota që lidhen edhe me emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë apo të asaj Kushtetuese.
 

Në këtë drejtim opozita kërkon më shumë kohë dhe që këto ndryshime të votohen bashakarisht me fillimin e sesionit të ri parlamentar në muajin shtator. Mazhoranca këmbëngul se pjesë e këtyre ndryshimeve duhen bërë vetëm pikat në të cilën në Kushtetutë të parashikohet heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë.
 

Ndërkaq seanca e së hënës mbetet përcaktuese në qëdrimine palëve për këtë votim që kërkon shumicë të cilësuar, me të paktën 84 vota të deputetëve në Parlament, c`ka nënkupton që ndryshimet kushtetuese kërkojnë konsensus të gjerë për tu miratuar nga palët në Parlament. Heqja e imuniteit të zyrtarëve të lartë mbetet një nga kriteret kyce të vendosura nga Bashkimi Europian, në kuadër të marrjes së statusit kandidat në vjeshtën e këtij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›