E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monti i kerkon mbeshtetje morale Gjermanise

Vendet me ekonomi më të fortë në Eurozonë duhet tu lenë më shumë hapësirë për manovrime shteteve që aplikojnë me saktësi objektivat europiane. Kështu ka deklaruar Mario Monti në një intervistë për gjermanen Spiegel. Kryeministri italian i ka kërkuar Gjermanisë mbështetje morlale dhe jo financiare. Italia i ka dhënë ndihma gjithnjë BE dhe asnjëherë nuk ka përfituar prej tij dhe për këtë kryeministri italian ka sugjeruar se nëse Gjermania dhe vendet e tjera kanë interes që politika aktuale në Itali të ketë një të ardhme atëherë duhet tu lënë më shumë fleksibilitet vendeve të Eurozonës që zbatojnë me përpikmëri vendimet europiane.
Në këtë intervistë Monti është ndalur tek qëndrimi antigjerman i parlamentarëve italianë në muajt e kaluar duke shtuar se ka qenë shumë i shqetësuar për këtë ndjenjë antieuropiane, antieuro dhe antigjermane. Nuk dua që euro të kthehet në një mjet disintegrimi thekson Monti. Nëse monedha unike kthehet në një faktor të tillë atëherë bazat e projektit europian do të shkatërrohen. Duke iu referuar shqetësimeve të Gjermanisë dhe Europës së Veriut se ndihmat e BQE për vendet më të dobta të Eurozonës mund të ngadalësojnë procesin e reformave të rimëkëmbjes, Monti ka siguruar se këto shqetësime janë të pabaza. Në krizën e Eurozonës nuk bëhet fjalë për një përballje mes veriut dhe jugut të Europës por të një monedhe të 330 milionë europianëve dhe sa më shpejtë të reagojmë me vendosmëri aq më shpejt do të jemi në rrugën e duhur me më pak kosto për të gjithë, është shprehur Monti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›