Deputetët njëpërdorimësha të Edi Ramës

Ditën kur propaganda e 99-shave po shet si prurje të reja, skorjet që ka marrë nga shoqëria civile, është momenti t’i hedhim një sy fatit politik të “prurjeve të reja” të Ramës, në 2009-n. Shumica e 40 deputetëve që u paraqitën rishtas në zgjedhjet e shkuara, tani janë shpallur si “deputetë njëpërdorimësha”, duke u shndërruar në profetë për përdhosjen politike që pritet të pësojnë “prurjet e reja nga stoku i vjetër” i PS-së
PS dhe veçanërisht kreu i saj Edi Rama po demonstrojnë javët e fundit një nxitim për të prezantuar “rilindës”, prurje të reja në radhët e grupit të ardhshëm parlamentar. Sigurisht kjo është pritur me reaksion nga radhët e deputetëve aktualë, të cilët ndjejnë rrezikun e zëvendësimit të tyre. Reaksionet vijnë nga dy “target grupe”, nga deputetët e vjetër, dhe nga ata të rinjtë. “Target grupi” i parë, deputetët e vjetër, që kanë një kontribut disa vjeçar në PS, por edhe me më shumë se një mandat deputeti në CV-itë e tyre, megjithëse me vonesë, janë më “aktivë” në kundërshtinë e tyre ndaj sjelljes së Edi Ramës i cili “vetë firmos e vetë vulos” për listën e deputetëve, duke shmangur deri në injorim strukturat drejtuese të PS-së. Por, me gjithë kundërshtinë e tyre, në dukje parimore, “të vjetrit” me këtë reagim, janë të paktën një mandat me vonesë. Para katër vjetësh, këta “të vjetër” të mbetur, zgjodhën të mos ndjeheshin kur Edi Rama “ju preu kokën” disa “të vjetërve” të tjerë, bashkudhëtarë të të mbeturve të sotëm. Ndaj edhe pak gjasa ka sot, katër vjet më vonë, që reagimi i tyre të jetë parimor, më shumë se sa mund të jetë personal...
Por në këtë sjellje të kreut të PS-së, deputetët e rinj, ata me vetëm një mandat deputeti, të cilët përbejnë edhe “target grupin” e dytë e reaksionit anti-Rama, më tepër se sa të zhgënjyer ndjehen në këto javë të fundit të keqpërdorur me njëpërdorimshin e tyre prej kryetarit.
Dhe nuk janë pak...
Skënder Hasa, Arben Çuko, Armando Subashi, Alfred Dalipi, Besnik Baraj, Dashamir Peza, Eltar Deda, Fatmir Toçi..., e ndonjë tjetër, “të shitur” si “rilindës” katër vjet më parë, po kuptojnë se kontributi i tyre, por për më tepër edhe investimi i tyre financiar në këmbim të një vendi për deputetë, nuk mjaftojnë për të ruajtur statusin e “rilindësit” edhe në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Prej javësh, “kontributorë” e “investitorë” të tjerë, pjesë e bursës së deputetëve të PS-së, falë edhe shërbimeve të tjera “undergorund”, diku duke mbyllur dosje korrupsioni të Edi ramës në prokurorinë e Tiranës dhe diku duke i shërbyer nën petkun “e gazetarit të pavarur”, kanë vënë në pozita serioze “rilindësit” e vitit 2009, me parapërgatitjet e tyre për tu zënë vendet në Kuvend.
Ky “target grup” i përfaqësuar nga Skënder Hasa, Arben Çuko, Armando Subashi, Alfred Dalipi, Besnik Baraj, Dashamir Peza, Eltar Deda, Fatmir Toçi..., e ndonjë tjetër, janë më fatkeqit..., sepse jo vetëm që nuk kanë përvojë për të reaguar përballë një situate të tashme përjashtuese, por edhe nuk kanë argumente. Çarmatosjen nga argumentet ata duket e kanë pranuar vetë katër vjet më parë, kur ndërsa, pa kontributin më të vogël për PS-në u përzgjodhën prej Edi Ramës si “rilindësit” e vitit 2009, katër vjet më pas, pa largpamësinë më të vogël ata tashmë janë drejt rrugës pa kthim të ish-“rilindësve” e thënë ndryshe njëpërdorimsha..., të gatshëm për tu zëvendësuar në vitin 2013 me “rilindës” njëpërdorimësha të tjerë...
Deputetët njëpërdorimësha të Edi Ramës
Skënder Hasa
Arben Çuko
Armando Subashi
Alfred Dalipi
Besnik Baraj
Dashamir Peza
Eltar Deda
Fatmir Toçi