E Enjte, 5 Nëntor 2026

Deputetët socialistë do të monitorojnë çmimet

Nga dita e enjte deputetët e PS do t’i bashkohen ministrave e do zbresin në terren për të parë zbatimin e masave të marra nga paketa sociale pas rritjes së çmimeve të ndikuar nga lufta në Ukrainë. Vendimi u mor në mbledhjen e grupit parlamentar.

Fokusi i ligjvënësve të Partisë Socialiste është i njëjtë me atë të qeverisë dhe lidhet me monitorimin e tregut për të mos lejuar abuzimet me çmimet, u shpreh kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Ai tha se të gjithë deputetët do të jenë në të 61 bashkitë e vendin për të monitoruar çmimet.

Të enjten në parlament do të ketë një mocion me debat të propozuar nga Partia Demokratike lidhur me rritjen e çmimeve dhe masat e marra nga qeveria për përballimin e tyre. Ai do të zgjasë 3 orë, ku çdo grup parlamentar do ketë peshën e vet në këtë debat. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›