E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dorëheqja e Bashës, PPE: Vendim i përgjegjshëm duke i hapur rrugën një fillimi të ri!

Partia Popollure Evropiane ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Përmes një postimi në Twitter, PPE vlerëson përpjekjet e Bashës për vendin dhe partinë gjatë udhëheqjes së tij, duke hapur rrugën për një fillim të ri dhe unitet në parti.

“Falenderojmë Lulzim Bashën për hapin e tij të përgjegjshëm në lidhje me PD në Shqiperi. Vlerësojme të gjitha përpjekjet e tij për vendin dhe partinë gjatë udhëheqjes së tij, duke hapur rrugën për një fillim të ri dhe unitet në parti. Lufta e korrupsionit, forcimi i shtetit të së drejtës dhe pavarësia e drejtësisë duhet të mbeten lart në axhendën politike shqiptare në rrugën e saj evropiane“, shkruhet në reagim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›