E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balla: Brenda datës 24 maj Shqipëria do të ketë presidentin e ri!

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka premtuar se brenda 24 majit shqipëria do të ketë presidentin e ri. 
Në një dalje për mediat zoti Balla ka thënë se procedura për zgjedhjen e presidentit të ri merr 5 raunde dhe do ti lihet koha e nevojshme.
“Neni 88 i Kushtetutës ka përcaktuar kohën kur fillon procesi i zgjedhjes së presidentit.

Procedurat fillojnë jo më vonë se sa 60 ditë nga data e përfundimit. Pra jo më vonë se 24 maji. Kuvendi ka ende kohë në dispozicion dhe pak ditë deri sa të fillojë procedurat” tha zoti Balla. 

Në 2017 presidenti është zgjedhur më 27 prill sepse procesi përkonte me mbarimin e mandatit të Kuvendit. Aktualisht procesi duhet të përfundojë më 24 maj dhe brenda datës  ne do të kemi dhe presidentin e ri të Republikës, ose Presidenten e re të Republikës, u shpreh zoti Balla duke rritur edhe më tej rreth emrit të kreut të ri të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›