E Martë, 3 Nëntor 2026

Deputeti Agron Çela në SPAK: Isha për punët mia, jo për CEZ-DIA

Deputeti i Partisë Socialiste Agron Çela është paraqitur këtë të martë (14 nëntor) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Teksa qëndroi në SPAK për rreth 1 orë e 30 minuta, deputeti ka deklaruar për mediat se nuk ka qenë për çështjen CEZ-DIA, por për punët e tij. Pyetur për raportet me kreun e PL, i cili gjithashtu ishte në SPAK disa ditë më parë për hetimet për aferën CEZ-DIA, deputeti u shpreh se ka pasur gjithnjë marrëdhënie të mira.

“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh. Nuk isha për CEZ-DIA. Ilir Metën e njoh,  gjithmonë kam marrëdhënie shumë të mira”, u shpreh deputeti.

Agron Çela u mandatua në 2021 si deputet i LSI, por më pas kaloi nën siglën e PS.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›