E Martë, 3 Nëntor 2026

Paditi Berishën për “Shpifje”, GJKKO pushon çështjen, shpenzimet gjyqësore i ngarkohen Veliajt

GJKKO ka vendosur të pushojë çështjen penale të ngritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”.

Më 2 tetor, Veliaj paraqiti pranë GJKKO-së kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: “Deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e kundërvatjes penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Erion Velian, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal”.

Por në seancën e 14 nëntorit, Veliaj nuk është paraqitur dhe GJKKO me trup gjykuese të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani vendosi pushimin e çështjes dhe ngarkimin e shpenzimeve gjyqësore, Kryebashkiakut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›