E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti Besnik Bare largohet sërish nga greva

Vetëm disa minuta pasi të fillonte protesta e opozitës në sheshin përpara kryeministrisë deputeti i PS-së Besnik Bare është detyruar për herë të dytë të lërë grevën e urisë. Ai është dërguar urgjentisht për në repartin infektiv në QSUT pasi gjendja shëndetësore e tij është rënduar.
Deputeti i PS-së për qarkun e Tiranës Besnik Bare është larguar nga greva edhe ditë më parë por ai pasi kishte marrë ndihmën e nevojshme mjekësore iu rikthye sërish asaj.
Ndërkohë vazhdon në ditën e 17-të greva e urisë të socialistëve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore janë detyruar të largohen 50 grevistë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›