E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Nuk tërhiqemi nga tranparenca e zgjedhjeve

Deputetja e PS-së Valentina Leskaj ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e opozitës për të mos u tërhequr nga greva dhe protestat derisa kryeministri Berisha të ofrojë një zgjidhje.
Duke folur në protestën e radhës së PS-së Leskaj theksoi se opozita do të jetë këtu më e vendosur se kurrë derisa kryeministri Berisha të plotësojë kërkesat e saj për transparencën e zgjedhjeve. Sipas saj opozita është e vendosur në frontin ndaj të keqes duke theskuar se sot Shqipëriaështë më e varfër se dje prandaj edhe opozita ndodhet këtu për t'u kursyer të tatëpjetën.
"Rezistenca jonë është shpëtimi i Shqipërisë dhe integrimi i saj në strukturat europiane" theskoi Leskaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›