Deputeti Selami Xhepa duhet të jetë i sinqertë me minatorët
I nderuar Zoti Selami Xhepa,
Tek lexoja APELIN qe ju i drejtoni minatorve te Bulqizes, me kujtoheshin vitet e Shkolles Tregtare te Vlores, atje ne Ujin e Ftohte, qe sot eshte kthyer ne pronesi private te politikaneve tane. Dikur ai vend i bekuar ishte vatra e diturise per shum te rinj nga te gjitha viset e atdheut, pa dallim niveli shoqeror, ku dhe ne, une djali i shoferit e ti djali i minatorit u arsimuam me përkushtim dhe patem fatin te thithim ajrin patriotik te qytetit te PAVARESISE. Me kujtohet shoku im, Selamiu, nje djale i thjeshte me vullnet te jashtezakonshem, qe i kishte vene vetes nje qellim. Mbarimin e shkolles me rezultate maksimale. Ju arritet fale punes tuaj te madhe studiues te beheshit Profesor dhe Keshilltar i Kryeministrit, te beheshit DEPUTETI i Bulqizes, ju shoku im me i madh ne moshe, qe kujdeseshit qe une te mos humbja ne energjite e adoleshences. Une me shume se kushdo tjeter e di se ju jeni njeri i ndershem, jeni korrekt perpara detyres qe keni marre persiper, te pakten keshtu ishte kur une shoku juaj i rinise jepja provim perpara Profesor Selamiut. Ju ishit korrekt dhe i pakompromentueshem ne vitin 1992. Por mbasi e rilexova APELIN tuaj per bashkeqytetaret tane te Bulqizes, me behej e qarte se ju keni ndryshuar, keni evoluar, keni harruar se nga vijme ne te dy. Une djali i shoferi qe punonte maleve, ju djali i zjarrmtarit te minieres se kromit. Keni harruar jeten kolektive qe na beri burra mua dhe ty, atje ne Vloren heroike. Por nuk e besoj se keni harruar se Marksizmi ishte lenda jone me e preferuar sepse flitej per drejtesi, per shtypjen e proletariatit nga kapitalistet e pameshirshem. Ne te dy e meritonim noten 10, une me Profesore Mbaresen, ju me Profesor Pilon. Kauza socialiste, ku ne aspironim per barazi dhe drejtesi, doli nje sistem i destinuar per te deshtuar. Pas vitit 90 shqiptareve ju premtua nje jete ma e mire, nje sistem demokratik, pa lufte klasash, pa diktature, pa urrejtje, ku te respektoheshin te drejtat elementare te njeriut, qe jane arsimimi, e drejta per te punuar dhe jetuar te lire, ju premtua prosperitet, cfare nuk ju premtua. Tani qe kane kaluar 20 vjet dhe me keqardhjen qe me ka pushtuar cdo qelize te trupit po shikoj ku eshte katandisur qyteti im dhe banoret e tij, ku eshte katandisur Miniera e Bulqizes qe mbante emrin e inxhinierit “Todo Manco”, ndersa sot mban emrin ACR. Ne shkolle atehere mesonim se Kapitalizmi eshte i eger dhe gjakatar dhe pasi te shtrydh si limoni te hedh ne rruge. Ne kapitalizem vepron ligji i xhungles, i forti e han te dobetin dhe se kredoja eshte konkurrenca dhe fitimi i madh e i shpejte. Tani qe jetoj ne nje vend qe aplikon nje lloj kapitalizmi te moderuar social, por qe eshte krejt ndryshe nga KAPITALIZMI qe po ndertohet ne Shqiperi, me qartesohet sa i madh eshte Marksi me teorine e Kapitalit. Dikush mund te thote se Fredi qenka bere komunist, i them te mos frikësohet, une jam njeri me shpirt social dhe aspiroj per nje shtet, ku te kete drejtesi, tolerance dhe ligji te veproje per te gjithe njelloj. Po cfare po ndodh ne Bulqize?? Ne njeren ane kemi minatoret, e perkthyer me gjuhen e Marksit “PROLETARIATIN” te cileve ju ka vajtur thika ne palce nga shfrytzimi i pameshirshem, dhe ne anen tjeter firmat e huaja Darfo e ACR, te cilat erdhen dhe moren me koncension Minieren e Bulqizes, me investime qesharake, e arrijne fitime kolosale. Pra te huajt gjeten ne Shqiperi gomarin qe pjell florinj si ne Bulqize ashtu edhe ne Rubik edhe ne Selenice. Pra, pasuria e popullit dhe e Kombit ju dha te huajve, ndersa shteti dhe qeveri kenaqen me perqindjen qe marrin nga te huajt, te cilet pasi na rrjepin largohen duke mos e care fare koken ne cfare gjendje e lene ne minieren. A eshte kjo Shqiperia qe Kryetari i PD dhe Kryeministri Sali Berisha ju premtoi shqiptareve ne Dhjetor te 90? Zoti Deputet, me lejoni tu them se cfare pergjigje meritojne ato minatore qe i kane mushkerite te mbushura me krom, qe nuk arrijne te plaken se semundjet ju marrin jeten sapo dalin ne pension, po qe se shpetojne te gjalle nga KATAKOMBET e rrezikshme te Bulqizes. Cfare pergjigje meritojne ato femije, te cilet jetojne me friken se baballaret e tyre ndoshta nuk mund te kthehen gjalle nga puna? Cfare pergjigje meritojne ato gra te veja me jetimet qe nuk mbushin barkun me buke, pasi te zotet e shtepive kane humbur jeten ne miniere? Jo i nderuar Selami, une prisja prej jush nje pergjigje tjeter per ata burra MARTIRA qe mbi 3 jave po ju KALBEN KOCKAT nga lageshtira, qe po ju MYKEN MUSHKERITE atje poshte 1400 metra nentoke. Qeveria kur i jep minierat, kombinatet, hidrocentralet me koncesione, nuk i pyet shqiptaret qe kane ndertuar me gjakun dhe djersen ato objekte, ne se duhet privatizuar apo jo. Qeveri kur kerkon te prishi Piramiden dhe te ndertoje nje tjeter objekt kulti nuk i intereson se Shkodra permbytet cdo vit dhe se Bulqiza rrezikohet nga nje ULJE e tmerrshme e tokes me pasoja KATASTROFALE per gati 800 minatoret qe jane te punesuar atje. Ju Selami DUHET TU THONIT MINATOREVE se “Uljen e moshes se pensionit, kete gje e ka ne dore qeveria e Berishes”. Minatoret kerkojne zbatimin e marreveshjes nga ana e firmes Ruso-Austriake, dhe kete gje e ka ne dore qeveria e Berishes si pala e dhenies me koncension. Minatoret kerkojne rritjen e pages dhe kjo e drejt e tyre ju garantohet me ligj nepermjet tarifave per minierat te miratuar nga Qeveria e Berishes. Po perse tallen qeveritaret tane me shqiptaret? Perse nuk i degjon Berisha ato klithma qe vijne nga nentoka e Bulqizes? Cfare duhet te ndodhe qe te ndalet shkaterrimi dhe privatizimi i pasurive kombetare??? Shqiperia eshte ne rradhe te pare e shqiptareve, te cilet mikpritjen dhe bujarine nuk e kane kursyer per ata te huaj qe e kane patur seriozisht me investu e me kontribu per rritjen e mirqenies. Minatoret nuk jane kundra qe miniera u eshte dhene te huajve me koncension, nuk jane kundra qe te huajt po fitojne dhe pasurohen,ato jane aq NJERZOR sa qe po i luten te huajve qe te mbajne premtimin. Ato jane kundra vjedhjeve qe po i behet Shqiperise, jane kundra nje qeverie qe ka harruar te mbroj interesat e popullit te vet. Ajo kundra politikaneve te papergjegjshem qe kane harruar se Shqiperia eshte ne rradhe te pare e shqiptareve. Kete apel prisja prej shokut tim te viteve te rinise, qe tani eshte keshilltari i nje Kryeministri qe dikur premtoi Cekun e BARDHE, dhe tani po i shet detin Greqise, ndoshta per te mbajtur premtimin e Cekut te Bardhe, keshilltari i nje Kryeministri qe po vret popullin e vet, edhe me heshtjen dhe injorimin qe u ben kerkesave aq elementare te minatoreve te Bulqizes.
