E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti Vangjel Tavo bashkohetme LSI Nuk mora pergjigje nga PS

TIRANE- Deputeti Vangjel Tavo vendos ti bashkohet grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim pas shkeputjes nga Partia Socialiste.

Deputeti i qarkut te Gjirokastres i dha kohe kreut te socialisteve Edi Rama deri ne daten 29 tetor per te marre nje pergjigje ne lidhje me kushtet e vendosura prej tij. Porduket se mungesa e nje pergjigje nga ana e zotit Rama e ka shtyre deputetin Tavo te shkeputet perfundimisht nga Partia Socialiste.

Prisja nje pergjigje pozitive nga ana e Partise Socialiste por nuk mora asnje te tille. Bashkohem me LSI per te mbetur gjithe jeten socialist eshte shprehur deputeti Tavo.

Lajmi u komunikua per mediat nga sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama i cili informoi se kreu i LSI Ilir Meta ka theksuar se zoti Tavo eshte i mirepritur ne radhet e partise qe ai drejton.

Vangjel Tavo do te gjeje te gjitha hapesirat per te vijuar kontributin ne politike. Kjo eshte nje zgjidhje e drejte e mirepritur nje zgjidhje qe do te mbroje interesat e vendit dhe te majtes shqiptareeshte shprehurMeta.

Deputeti Tavo e argumentoi shkeputjen nga Partia Socialiste me problemet e shumta qe sipas tij ka ne gjirin e Partise Socialiste ne Gjirokaster. Madje ai u shpreh se ne zgjedhjet e kaluara votat ne Gjirokaster nuk jane manilpuluar por jane shitur nga vete socialistet.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›