E Hënë, 2 Nëntor 2026

Deputeti Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë një person, Policia i çon në SPAK

Policia e Bulqizës ka çuar në SPAK deputetin demokrat Xhelal Mziu dhe nipin e tij, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Ditën e djeshme, Mziu dhe nipi i tij, kanë dhunuar me grushte 33-vjeçarin Kalosh M., pas një takimi elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike në fshatin Ostren.

 “Bulqizë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.”, thuhet në njoftim.

Xhelal Mziu ka mbajtur detyrën e kryebashkiakut të Kamzës, ndërsa kandidon për deputet në Dibër në siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Mziu: Ngjarja po manipulohet. SPAK të hetojë

Kandidati për deputet i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu ka hedhur poshtë deklaratat e Policisë, duke deklaruar se ngjarja po manipulohet. Mziu i ka bërë thirrje SPAK që të sekuestrojë pamjet e kamerave të zonës dhe të hetojë ngjarjen ku janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë.

Mziu thekson se strukturat lokale të Partisë Socialiste vazhdimisht kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që të mos vijnë në takimet e PD-së.

“Këto sjellje arrogante dhe kriminale të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste u shtuan edhe më shumë ditët e fundit, në takimet e realizuar dje në Trebishtë në orën 09.00 dhe akoma më keq në Ostren në orën 11.30.

Në takimin e Ostrenit, në mënyrë demonstrative, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.

Pas shqetësimit që ngritën vetë banorët e kësaj zone, kam komunikuar me personin në fjalë që rrinte përpara vendit të takimit, dhe i kam kërkuar të mos intimidojë qytetarët, e aq më tepër të mos përdorë pozicionin e punës për shantazhimin e qytetarëve me heqjen e ndihmës ekonomike në rast të mbështetjes dhe votimit për Partinë Demokratike. Madje e kam paralajmëruar se për veprimet e tij të paligjshme do ta kallëzoj në Prokurori. Pas paralajmërimit për denoncimin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka  konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët.

Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuersve të opzitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine”, deklaroi Mziu.

Incidenti në Dibër/ Berisha: Provokacion i ulët i bixhozgjiut Blendi Klosi

Mbi këtë ngjarje ka reaguar dhe kreu demokrat Sali Berisha, i cili e cilësoi si një provokacion të drejtuesit politik të qakut Dibër të PS, Blendi Klosi. Sipas Berishës, Xhelal Mziu u provokua.

“Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërkund.

Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë.

Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozgjinj. E di çka lënë Bledi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë.”, deklaroi Berisha gjatë bashkëbisedimit me studentët e mjekësisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›