Deputeti belg kërkon ndjesë: U sigmatizua, se kisha qëllim

Deklarata fyese kundër shqiptareve nga ana e deputetit belg, Jurgen Verstrepen shkaktoi reagime të shumta.
Në profilin e tij në twitter, ai i përgjigjet reagimit të një shqiptareje, e cila shkruan në pseudonimin @AlbanianGirl11.
Në mesazhin e saj, vajza shqiptare ndër të tjera i shkruan; “…dhe kini mendjen më shumë tjetër herë për atë që thoni për shqiptarët”.
Dhe Verstrepen i është përgjigjur menjëherë, duke i thënë: “OK, nuk ka problem. Më vjen keq se ndoshta e keni stigmatizuar, por nuk ishte ky qëllimi”.
Verstrepen kishte deklaruar “se duhet te mblidhen para për të paguar një shqiptar të vrasë pedofilin”.
Thirrja e tij është bërë pas lirimit të ish-bashkëshortes së një pedofili vrasës në Belgjikë, shpallur bashkëfajtore me të.
I shoqi akuzohej për dhunimin e tetë fëmijëve dhe vrasjen e disa prej tyre. Sipas mediave të huaja, ish-bashkëshortja e Marc Dutroux u lirua pas 6 vjetësh të kaluar në burg.
Me tej, duke iu bashkuar protestave ndaj gruas, ai ka deklaruar se “Po, do e bëjmë, do e vrasim atë, por jo me shqiptarë, sepse ata janë tepër të shtrenjtë, ne do paguajmë një të droguar, i cili do e bënte krimin vetëm për të pasur pak drogë”.