E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon hidhur lidhja e ish-it të Kardashian me shqiptaren

Share

Kris Humphries, ish- bashkëshorti i Kim Kardashian, i ka dhënë fund lidhjes me shqiptaren Fatima Myla Sinanaj në një mënyrë të hidhur. Humphries ka thirrur FBI-në për të hetuar pasi thotë se Fatima po i bën presion për ta zhvatur.

Siç raporton TMZ, shqiptarja, që punonte në një hotel, i ka kërkuar atij para në këmbim të mos publikimit të detajeve nga lidhja e tyre.

Të premten avokatët e Humphries kanë kontaktuar me FBI-në. Ata kanë dorëzuar pranë tyre prova se si Fatima po e shantazhonte Kris në këmbim të parave.

Ndërsa burime pranë shqiptares thonë se ajo ka e-maile, mesazhe dhe dokumente që mund ta dëmtojnë shumë Kris. Një i afërm me Kris ka thënë se Fatima ka kërcënuar se do e shkatërrojë atë nëse nuk i jep paratë.

Ekipi ligjor i Kris Humphries nuk do që të bëhen publike detaje që mund të dëmtojnë procedurat e divorcit të tij me Kim Kardashian.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›