E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreh për vdekje një burrë, po i ngacmonte vajzën 4 vjeçare

Share

Një baba rrahu për vdekje një burrë pasi e kapi duke i ngacmuar seksualisht të bijën 4 vjeçare në një hambar.

Burri, emri i të cilit nuk është publikuar për të mbrojtur të bijën, e rrahu për vdekje pedofilin pasi e kapi mbi të bijën në një hambar në Teksas.

Viktima, një 47 vjeçar, vdiq në vendngjarje bëri të ditur sherifi Micah Harmon.

Ende nuk është bërë e ditur nëse babai i vajzës e njihte viktimën. Ai e dëgjoi të bijën duke ulëritur dhe vrapoi drejt hambarit. Aty e goditi disa herë në kokë pedofilin. Vajza u dërgua në një spital të zonës. Banorët e qytetit Lavaca thanë se e mbështesin veprimin e babait.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›