Lind Shqipëria Natyrale, platforma e Danajt

Ndonëse një dëshirë e fshehur , askush në Shqipëri nuk e ka artikuluar qartë bashkimin e Shqipërise me Kosovën, e aq më tepër një Shqipëri etnike. Por , i njohur tashmë për pikëpamjet e tij, studiuesi Koço Danaj ka bërë një hap përpara , jo vetëm të guximshëm, por edhe të qartë , madje edhe me mbështetje . Në një takim me përfaqësues të ndryshëm, ai ka publikuar një platformë me termin "Shqipëri natyrale" .
Por si do të arrihet sipas Koço Danajt, "Shqipëria Natyrale" ? Sa është e mundur kjo ? Në platformë theksohet se mjete për realizimin e "Shqipërisë Natyrale" janë dialogu dhe debati politik.
Në promovimin e "Platformës së Shqipërisë Natyrale" ,mes të tjerësh ishin të pranishëm edhe përfaqësues politik nga Shqipëria , nga Kosova , Maqedonia e Mali i Zi .