E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Deputeti i PS, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca është paraqitur në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), pasi është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas SPAK, Ndreca akuzohet për pabarazi në tendera apo ankande publike, në lidhje me punën për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Deputeti u mor i pandehur më 25 tetor të këtij viti nga SPAK, ndërsa ndaj tij vijojnë ende hetimet.

“Më datë 25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr. 240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike””, thuhej në një reagim të SPAK.

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas të cilit zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe Komisariatit Nr. 4 në Tiranë.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›