E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti më i mirë e më i keqSondazhi i ri në Shqiptarja.com

Të tjera rreth shkrimit Voto tani! Shpreh mendimin tënd në sondazhin online TIRANE - Në katër vitet e legjislaturës së Parlamentit shqiptar si janë sjellë deputetët e zgjedhur me zgjedhësit e tyre? Ti zgjedhës a je i kënaqur me deputetin tënd? Që sot Shqiptarja.com të ofron mundësinë për të shprehur votën tënde PRO ose KUNDER për deputetin që të ka përfaqësuar, që ishte më aktiv, që ka prezantuar më mirë problemet e qarkut tuaj.

Ky nuk është një sondazh në sensin klasik sepse nuk bazohet në një kampion statistikash të zgjedhësve, por në një mënyrë për të shprehur gjykimin tënd.
Zgjidh deputetin tënd në qarkun ku është zgjedhur dhe shpreh gjykimin tënd.

Për çdo deputet do të llogaritet një votë në formën algjebrike dhe kjo votë do të vendosë rezultatin e përgjithshëm 5 deputetët të konsideruar më të mirë dhe 5 deputetët të konsideruar më të këqinj.

Sistemi i votimit bazohet në sistemin me captcha për të shmangur votimin automatik. Çdo lexues apo zgjedhës mund të votojë vetëm 2 herë pro, ose kundër për çdo qark.

KLIKONI KETU PER TE VOTUAR NE SONDAZHIN E SHQIPTARJA.com

Redaksia Online
(s.g/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›