E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata i heq 70 ditë nga dënimi Delijorgji del për 3 ditë nga burgu

TIRANE - Gjykata Penale e Tiranës ka ulur me 70 ditë kohën e burgimit për Mihal Delijorgjin, presidentin e shoqërisë Albademi, një ndër të pandehurit kryesorë për tragjedinë e 15 marsit të 5 viteve më parë në Gërdec.

Vendimi ndaj tij është dhënë dje nga Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës, nga gjyqtari Arben Micko.

Pak kohë më parë, avokati mbrojtës i Delijorgjit, kishte kërkuar ulje të dënimit me 3 muaj burg.

Ndërkohë, vetëm sipas disa llogarive të thjeshta, Delijorgji pritet që të lërë burgun për 2-3 ditë, duke mbyllur kështu çdo llogari me drejtësinë për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë, si pasojë e shpërthimit të një fabrike demontimi të municioneve në Gërdec.

Në sajë të vendimit të Apelit, e cila reduktoi vendimin e Gjykatës së Tiranës, me 1/3 jo vetëm për Delijorgjin,por edhe për Dritan Minxhollin, Delijorgjit i kishin mbetur edhe 3 muaj burg.

TRAGJEDIA
Tragjedia e Gërdecit vijoi të merrte jetë edhe në vitet e mëvonshme. Pak muaj më parë Tushe Osmani, nëna e Resmije Osmanit( kjo e fundit e mbetur e vrarë në Gërdec) i dha fund jetës duke pirë helm, ndërsa vetëm dy vjet më parë të njëjtin veprim e kishte kryer dhe bashkëshorti i saj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›