E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres moti i keq vonohen tragetet e pasagjereve

Dy tragetet e linjave Durrës-Bari dhe anasjelltas nuk janë nisur ende nga portet përkatëse.
Vonesa e tyre i ka kaluar 8 orët dhe nga Kapiteneria thuhet se ato do të nisen sapo të kenë një informacion për situatën në det.
Stuhia detare dhe era e fortë me drejtim nga juglindja arrin deri në 8 ballë.
Deti i trazuar ka penguar gjithashtu lundrimin e anijeve të tonazhit të lartë, të cilët qëndrojnë të akostuara në radë.
Probleme ka dhe sektori i peshkimit i cili nuk është lejuar të dalë në det të hapur deri në një urdhër të dytë nga kapiteneria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›